Klementin Mile
Në Shqipëri ndodhin 31 divorce në 100 martesa, sipas shifrave të përllogaritura nga INSTAT. Ekspertët ligjorë dhe psikologët i gjejnë arsyet te dhuna, varfëria, emigracioni dhe mblesëritë. Po ashtu, ata përmendin si arsye – që po bëhen të dukshme – edhe rritjen e pozicionit të femrës në shoqëri, diferencat në arsim e prioritete, dhe bixhozin.
Këto mund të jenë vërtet arsye që i shpien çiftet në divorc. Të tilla arsye janë madje të vlefshme për t’i informuar me objektiva programet qeveritare dhe ato të shoqërisë civile në këtë fushë. Megjithatë, ta lidhësh problemin e divorcit me këto arsye do të thotë t’u referohesh vetëm aspekteve rrethanore e aksidentale të fenomenit të martesës. Çështja është se kështu mbetet jashtë vëmendjes natyra e martesës, esenca e saj. Sado statistika të krijojmë nga përgjithësimi i rasteve individuale, arsyet statistikore e kanë të pamundur të depërtojnë te kompleksiteti i një martese. Ato vetëm informojnë, por nuk kuptojnë. Ato nuk kuptojnë që arsyet që japin janë në fakt të rrënjosura në tiparet esenciale të natyrës njerëzore.
Gjëja e parë që duhet thënë është se sot ne kemi idealin e martesës me dashuri, e martesës që i ofron një strehë institucionale intimitetit. Osho, një guru i famshëm indian, shkruan se intimitet do të thotë ta lejosh tjetrin të vijë te ti, të të shohë ashtu si e sheh ti veten – ta lejosh tjetrin të të shohë së brendshmi, ta ftosh në nivelin më të thellë të qenies tënde. Kjo nevojë për intimitet është te të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse janë martuar me dashuri apo jo. Madje, martesa pa dashuri bëhet një barrë e rëndë për ta mbajtur, pasi në këtë rast njeriu detyrohet të dalë jashtë institucionit të martesës për të gjetur intimitet. Kjo situatë është një “minë me sahat” që pret vetëm rrethanat e favorshme për të shpërthyer në divorc.
Por edhe fatlumët e martuar me dashuri përballen me sfida po aq të vështira. Atyre u duhet të mbajnë raportin në një ekuilibër të brishtë, pa lejuar të prekë ekstremet e monotonisë – e cila përjetohet si mërzi mbytëse, e që përgjatë kohës rrezikon ta mbytë përfundimisht martesën – dhe të konfliktit – i cili mund të përshkallëzohet deri në atë pikë sa të bëhet i pamenaxhueshëm dhe, në këtë mënyrë, t’i japë fund martesës.
Problemi i konfliktit vjen si pasojë e disa faktorëve të rrënjosur thellë në natyrën e njeriut. Së pari është diferenca ndërmjet vepruesit dhe vëzhguesit. Cilido prej nesh e gjen veten në të dyja pozicionet: herë jemi ata që veprojnë, herë ata që vëzhgojnë veprimin e tjetrit. Por, e rëndësishme është diferenca. Vepruesi, kur shpjegon ngjarjet (pra, pse veproi ashtu si veproi), i referohet më shumë situatës ku gjendej; ndërsa vëzhguesi, kur shpjegon ngjarjet (pra, pse tjetri veproi ashtu si veproi), u referohet veçorive personale të tjetrit.
Teoricieni social Niklas Luhmann jep shembullin e një çifti që po udhëton me makinë. Burri (vepruesi), që po drejton makinën, e merr disi shpejt një kthesë të rrugës. Gruaja (vëzhguesi) nis ta akuzojë që ai e bëri qëllimisht atë veprim; e bëri sepse kështu është ai, kërkon gjithmonë t’i ngrejë nervat. Burri proteston duke i thënë se në atë situatë nuk mund të vepronte ndryshe; se po të mos e merrte shpejt atë kthesë do përplasej me një makinë tjetër. Por, tashmë çifti ka hyrë në konflikt dhe asnjë arsye që jepet nuk funksionon. Prandaj, Luhmann shkruan që martesat lidhen në qiell dhe prishen në makinë.
Së dyti, konflikti lind nga diferenca ndërmjet personit dhe sjelljes. Kjo do të thotë që secili nga partnerët në martesë mund t’i atribuojë një sjellje të caktuar personit tjetër – për shembull si i kujdesshëm, i qetë, i përkushtuar, pa vese si alkooli dhe bixhozi etj., – dhe pastaj, gjatë martesës, të vëzhgojë sjelljen e tij. Shpesh ndodh që partnerët që vëzhgojnë sjelljen e njëri-tjetrit të arrijnë në konkluzionin se tjetri nuk është më i njëjti person. Prandaj, dëgjohet shpesh ankesa të llojit “Ti nuk je më ai i pari!”, “Nuk të njoh më!”, “Edhe ti si të tjerët dole!”… e kështu me radhë.
Së treti, prirja për ta gjetur intimitetin, ekskluzivisht në martesë (çka zakonisht emërtohet pozitivisht si ‘besnikëri’), sjell nevojën e partnerëve për të komunikuar intensivisht për çdo gjë, deri te përpjekja për të komunikuar të pakomunikueshmen. Disa gjëra janë të pakomunikueshme. Jo ngaqë tjetri nuk është inteligjent mjaftueshëm për t’i kuptuar, por sepse fjalët dhe gramatika nuk arrijnë t’i shprehin ashtu si përjetohen. E, ndërsa njëri partner kërkon shpjegime, tjetri, në pamundësi për t’u shprehur, hesht. Kjo sjell si pasojë që komunikimi të gjykohet si i pasinqertë nga partneri – dhe dialogu merr format shkatërruese të paradoksit, ironisë dhe cinizmit.
Problemi i konfliktit menaxhohet në dy mënyra. E para, dhe më prozaikja, është arritja në konkluzionin se e vetmja gjë me vlerë në një raport intim është seksualiteti. Por, kjo e çon raportin drejt mekanizimit dhe përfundimisht drejt monotonisë. Pas kësaj, divorci është vetëm një hap larg. E dyta, më poetikja, është kërkimi i mënyrave për të dashuruar në heshtje. Kjo do të thotë që partnerët të gjejnë mënyra për të qenë me njëri-tjetrin, por pa komunikuar – duke qenë se komunikimi priret të sjellë konflikt. Të tilla mënyra janë rituale si shikimi i një filmi në kinema (ku janë të justifikuar të mos komunikojnë), frekuentimi i ambienteve të zhurmshme si pubet dhe klubet (ku është e thuajse pamundur të komunikohet) dhe udhëtimet turistike në natyrë ose vende ekzotike (ku rekomandohet më shumë të shihet se sa të komunikohet). /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi