Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, sipas riteve të fesë islame, besim të cilës i përket këngëtari.
Duke folur pikërisht për këtë në Prive TV, Sara e cila i përket besimit të krishterë-ortodoks, deklaroi se ishte pikërisht toleranca e besimeve që e bënte të veçantë lidhjen e tyre.
“Bardhi ka pasur dëshirë vitin që shkoi, por të gjithë e dimë se sa intensiv ka qenë viti i kaluar dhe kjo ishte arsyeja pse e shtymë kaq shumë. E pamë që pati kritika, [na thanë] ‘po ju keni fëmijë’, megjithatë ne nuk kemi bërë asgjë, të cilën hoxha nuk na e quajti që ishte në rregull, kështu që për sa kohë ne kishim fjalën e tij, që gjithçka që ne po ndiqnim ishte e saktë, opinionet nuk vlenin shumë”, deklaroi Sara në intervistë.
“Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se [unë dhe Bardhi] i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron”, pohoi ajo.
“[Martesa në xhami] sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar koxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë”.
“Gjatë kohës duke kryer ritin, hoxha na dha një leksion, atë që duhet të dinte burri dhe atë që duhet të dinte gruaja, secilit nga një fjali dhe sigurisht ishin gjëra që na bënte të reflektonim dhe më pëlqeu shumë”, potencoi ish-banorja e BBVA-s.
Sara po ashtu e rikonfirmoi edhe një herë për publikun që nuk është konvertuar në fenë islame, ndonëse u aludua shumë në internet, pas fotografive të publikuara të martesës, ku ishte e mbuluar me shami.
Përveç kësaj, ajo po ashtu bëri të ditur se do të jetë pjesë e një projekti në Top Channel në rolin e moderatores, emisioni “Vajzë apo djalë” me një tematikë të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deshi të hidhte shampanjë në dasmë - momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora

Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania

“Oj nuse bre, ti kujton që kështu të duron Sebahati ty?", Gjesti ngacmon Eglin në gjumë pas "martesës"

"Gjesti është mjeshtër i dhunës emocionale, ka rrahur të gjithë” - Rasti i Jozit vazhdon të diskutohet ende me të madhe, në publik dhe medie

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

“Mos u kthe pa kurorë” - mesazhi që Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë