Gjeneralmajori i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, Josef Blotz e quan “një operacion të madh logjistik”. Tri anije të marinës së SHBA-së ngarkojnë ndërkohë në Bremerhaven ngarkesën e tyre: armë dhe pajisje të brigadës tankiste të divizionit të katërt të këmbësorisë të SHBA.
Gjithsej 900 makina me mallra, të cilat do të krijonin bashkë një varg prej 14 kilometrash do të kalojnë ditët e ardhshme nëpër Gjermaninë e Veriut dhe pastaj më tej në Poloni, dhe veç tyre edhe shumë autokolona me kamionë.
Operacioni “Atlantic Resolve” është një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për Evropën për stabilizimin e paqes, tha në Bremerhaven Timothy McGuire, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura tokësore të SHBA në Evropë. Vitin e kaluar SHBA bëri të ditur se do të dërgojë një brigadë të përhershme luftarake shtesë në Evropë. Presidenti Barack Obama do t’u japë siguri para së gjithash Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, se në pikëpamje ushtarake SHBA janë pranë tyre. Këto shtete ndihen të kërcënuara nga agresioni rus në Ukrainë.
Amerikanët janë pjesë e një strategjie të gjerë të NATO-s. Që prej këtij viti, aleanca do të stacionojë katër brigada luftarake multinacionale, secila me rreth njëmijë ushtarë në Poloni dhe në tri shtetet baltike. Kjo bazohet në një vendim të takimit të nivelit të lartë të NATO-s të gushtit të vitit të kaluar. Në përforcimin e pranisë së NATO-s në Lindje bën pjesë edhe stacionimi i një batalioni gjerman me deri 500 ushtarë në Lituani, në veri të të ashtuquajturit Boshllëk i Suvalkit. Ky korridor i ngushtë tokësor prej rreth 65 kilometrash në vijë ajrore konsiderohet si thembra e Akilit e NATO-s në rastin e një mbrojtjeje të mundshme të shteteve baltike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti para pak ditësh operacionin “të matur dhe defensiv” dhe tha se ai siguron paqen: “Ne ndodhemi në një situatë, në të cilën pala ruse po armatoset intensivisht dhe duket se ka vullnetin që të përdorë dhunë kundër fqinjit të saj Ukrainë”. Bëhet fjalë për një “prani ushtarake, multinacionale të kufizuar, e cila do të tregojë se ne rrimë të bashkuar dhe e mbrojmë njëri-tjetrin”.
Stoltenbergu nuk do t’ia dijë fare as për një distancim të ardhshëm të SHBA nën Trumpin, nga aleatët evropianë: Trumpi i ka thënë atij “se ndihet i lidhur me NATO-n dhe me aleancën transatlantike. Veç kësaj, Kongresi në SHBA sapo vendosi një katërfishim të buxhetit për praninë e SHBA në Evropë. Prandaj jam optimist se SHBA do t’u përmbahen detyrimeve të tyre”, tha Stoltenberg.
Një fjali vendimtare e Stoltenbergut megjithatë duhet t’i ketë zemëruar shtetet lindore të NATO-s. Në lidhje me një kërcënim të supozuar rus, Stoltenbergu tha: “Nga Rusia nuk buron ndonjë rrezik direkt për njërin nga partnerët e Aleancës.” Njëkohësisht ai tha për praninë e NATO-s se “bëhet fjalë për disa mijëra ushtarë në krahasim me dhjetëra mijëra ushtarët rusë.”
Pikërisht në këto raporte forcash e shohin strategët problemin. Sepse po të dojë Rusia, në sajë të epërsisë së saj të madhe ushtarake në rajon ajo mund t’i marrë pa mundim të paktën tri vendet baltike. Në këtë përfundim arrijnë politikanë perëndimorë të mbrojtjes.
Në një analizë të qendrës kërkimore amerikane RAND, për të cilën bashkëpunuan edhe ish-Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark dhe ish- Komandanti i NATO-s, Egon Ramms, thuhet se Rusia mund ta pushtojë lehtë lidhjen tokësore midis Polonisë dhe Shteteve Baltike, Boshllëkun Suvalki.
“Këmbësoria e NATO-s nuk do të ishte në gjendje as të tërhiqej. Ajo do të shkatërrohej në vend. Do të mbetej vetëm përpjekja e rimarrjes së vendeve baltike. Por kjo do të përfundojë në katastrofë”, thuhet në studim. Për vendet baltike këto nuk janë rezultate qetësuese. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij