Në vitin 1962, tre kriminelë arritën të arratiseshin nga burgu më i rreptë në botë – Alkatraz.
Që atëherë, askush nuk ka dëgjuar më asnjë fjalë për ta gjersa dy teori janë zhvilluar në publik për epilogun e arratisjes së tyre – njëra se ata vdiqën duke u përpjekur të kalonin gjirin e San Franciscos dhe të tjerë që ia dolën të iknin me sukses.
Kjo është arsyeja pse policia amerikane sërish ka publikuar fotografi se si mund të duken tani. Rreth 60 vjet më parë, Frank Morris, John Anglin dhe vëllai i tij, Clarence arritën të arratiseshin përmes tunelit nga burgu famëkeq i Gjirit të San Franciscos. Pas kësaj ata “hipën” në një gomone dhe u larguan.
Për të fshehur identitetin, të tre burrat krijuan koka false prej allçie, kishin ngjyrë mishi dhe flokë të vërtetë njeriu. Deri në arratisje, ato i fshehën me sukses në qelitë e tyre, shkruan skynews.
Ndërkohë, tunelin e burgut e hapën me enë të kuzhinës dhe gjësende të tjera. Ata përfunduan në çatinë e ndërtesës dhe më pas hipën në një varkë.
Disa orë më vonë, zyrtarët vunë re se ata ishin të zhdukur dhe filluan një kërkim intensiv. Që të tre ishin dënuar për grabitje bankare, vjedhje dhe krime të ndryshme.
Rasti, i cili frymëzoi filmin, “Escape from Alcatraz“, i realizuar në vitin 1979, bëri shumë të pyesin se çfarë ndodhi me Maurice dhe vëllezërit Anglin.
Disa besojnë se të tre u mbytën gjatë arratisjes, ndërsa disa prova sugjerojnë se ata arritën në breg me varkën e tyre.
Ata që besojnë se nuk janë gjallë e shpjegojnë këtë me faktin se dy ditë pas arratisjes u gjet një paketë letrash që i përkiste njërit prej të arratisurve, të mbyllur me gomë.
Një jelek shpëtimi i bërë vetë u gjet gjithashtu në një plazh aty pranë, por nuk u gjetën sende të tjera.
Në vitin 2011, Mike Dyke nga Marshallët e SHBA-së tha se kishte siguruar prova se varka ishte gjetur pranë Alkatrazit në ishullin Angel dhe se një veturë ishte vjedhur aty pranë pas arratisjes së tyre.
FBI zyrtarisht e mbylli çështjen më 31 dhjetor të vitit 1979. Gjatë 17 viteve që FBI-ja punoi për këtë çështje, nuk u shfaq asnjë provë që të tregonte se burrat ishin ende gjallë.
Megjithatë, Shërbimi i Marshallit të SHBA-së është ende në kërkim të tyre.
“Pavarësisht kohës, ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë dhe t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha një nga marshallët.
Ndryshe, ky burg, i cili ndodhej në një ishull të shkretë, ku po vuanin dënimet kriminelë si Al Capone dhe Robert Straud, u mbyll në vitin 1963 pasi funksionoi për më shumë se tre dekada.
Vetë emri Alkatraz erdhi nga emri i zogjve të detit, banorë të ishullit.
Gjithashtu konsiderohej se Alkatraz ishte i përhumbur, sepse në vend të tij më parë kishte një varrezë indiane.
Pas daljes nga burgu, shumë të burgosur raportohet se çmendeshin dhe disa prej tyre pohuan se kishin parë gjëra të çuditshme gjatë qëndrimit në Alkatraz. Rreth 42 qeli në këtë burg u shënuan si të përhumbura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës