Marseille e njofton PSG me humbje

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1, duke u mposhtur nga rivali i madh, Marseille, me rezultat 1-0.
Derbi duhej të luhej të dielën, por u shty për shkak të motit të keq, që mbretëroi një ditë më herët.
Në ndeshjen e zhvilluar më pas, vendasit e nisën fuqishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e pestë, kur Nayef Aguerd shënoi.
Ai golin që ia siguroi ekipit të tij pikët e plota, e realizoi në minutën e pestë.
⏱️ 90+5’ | #OMPSG 1️⃣-0️⃣
𝐋𝐞 𝐂𝐥𝐚𝐬𝐬𝐢𝐪𝐮𝐞 𝐞𝐬𝐭 𝐌𝐀𝐑𝐒𝐄𝐈𝐋𝐋𝐀𝐈𝐒 !!! 🤩💪
𝗤𝗨𝗘𝗟 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 !!! 🔥 Courageux et appliqués, nos 𝐎𝐥𝐲𝐦𝐩𝐢𝐞𝐧𝐬 s’imposent ici à l’@orangevelodrome ! 🌋
Félicitations messieurs ! 👏 ✅ pic.twitter.com/6ICQbwElZE
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) September 22, 2025
Me këtë fitore, Marseille ngjitet në vendin e gjashtë të tabelës me 9 pikë, ndërsa PSG bie në pozitën e dytë me 12 pikë – aq sa kanë edhe Monaco, Lyon e Strasbourg, duke krijuar një garë tepër të ngushtë në krye të Ligue 1. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































