Partitë politike në Maqedoni, vazhdojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes për krizën politike, e cila pritet të formalizohet në një takim të liderëve deri në fund të javës kur edhe skadon ultimatumi i shoqërisë civile për përmbushjen e kërkesave të saj, që Gjykata Kushtetuese të vendos mbi një nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për punën e Prokurorisë Speciale dhe lirimin nga ndjekja e të gjithë aktivistëve të saj që kanë marrë pjesë në demolimin e objekteve gjatë protestave që po zgjasin tani dy muaj, shkruan REL.
Partitë politike që nga paraqitja e asaj që njihet si aferë e përgjimeve, në shkurt të vitit kaluar, kanë arritur disa marrëveshje, por pengesat, zvarritjet dhe kushtet e reja që më pas i kanë vendosur kanë bërë që ato edhe të mos zbatohen duke e thelluar edhe më shumë krizën politike.
Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që pengesa të tilla të paraqiten edhe në të ardhmen.
“Ne kemi një shtet me president pa legjitimitet. Kemi një gjykatë kushtetuese e cila vepron në funksion të politikës. Kemi një kryetar Parlamenti që e shpërndanë atë dhe javën tjetër fillon sërish me punë. Pra, kemi një pushtet i cili është në gjendje të bëjë gjithçka. Edhe këto veprimet që bëhen janë hakmarrje ndaj Prokurorisë speciale pasi realisht ky pushtet frikësohet dhe duhet të frikësohet, pasi për veprimet që ka bërë nëse jo sot, me siguri se nesër do të merr gjykimin dhe për këtë e presin burgjet e Idrizovës apo Shutkës”, thotë Arsim Sinani, nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike.
Takimet mes përfaqësuesve të nivelit më të ulët të partive politike po zhvillohen me ndërmjetësimin e diplomatëve perëndimor në vend dhe sipas njohësit të çështjeve politike, Mitko Gazhovski, ato do të rezultojnë me një takim të liderëve të katër partive kryesore, por kjo nuk nënkupton edhe arritjen e marrëveshjes.
Gazhovski thotë se marrëveshjet janë kontestuar, apo janë zvarritur para se gjithash nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, e cila çdo herë gjen forma për të përfituar në kohë, në raport me prokurorinë speciale, e cila po heton zyrtarët e saj të dyshuar për vepra të rënda penale
“Liderët e partive politike sigurisht se do të ulen në një tryezë të përbashkët. Pra, tani më është e qartë se negociata do të ketë, por mbetet të shihet se cili do të jetë formati dhe temat e bisedimeve. VMRO DPMNE-së gjithnjë e më shumë po i ngushtohet hapësira e veprimit, jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar. Taktizimet që po i bënë partia e Gruevskit vlerësoj se kanë për qëllim forcimin e pozicioneve të saj para uljen në tavolinë”, thotë Gaxhovski, njohës i çështjeve politike.
Por, sipas analistit Arsim Sinani, gjendja mund të përshkallëzohet nëse pushteti edhe kësaj radhe vazhdon me pengimin e procesit të zgjidhjes së krizës politike. Ai këtë e bazon në kërcënimet e radhës së “revolucionit shumëngjyrësh”.
“Besoj se mund të këtë masa më radikale nga shoqëria civile për shkak se ky pushtet kërkon një arsyetim sepse po e humb pushtetin. Prandaj mendoj se i duhet një konfrontim me shoqërinë civile. Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret dhe normal se njerëzit po e humbin durimin dhe kur kjo ndodhë atëherë tek ta vjen në shprehje projekti “Shkupi 2014” përmes të cilit ata do t’i qërojnë hesapet me këtë pushtet”, thotë Sinani.
Për shkak të mos përmbushjes së kushteve nga marrëveshja politike e arritur në qershor vitit të kaluar, partitë politike deri më tani dy herë kanë shtyrë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 24 prill dhe 5 qershor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët