LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për largimin e rebelëve dhe civilëve nga Aleppo

Marrëveshja për largimin e rebelëve dhe civilëve nga Aleppo

Sipas marrëveshjes së arritur sot për largimin e rebelëve të opozitës dhe civilëve nga qyteti që për vite më radhe kontrollohej nga opozita siriane, civilët dhe rebelët të cilët duan të largohen nga qyteti, lejohen të largohet me autobus deri të mërkurën në mbrëmje.

Një burim i Ushtrisë siriane tha se evakuimi i rebelëve do të fillojë nesër në orën pesë të mëngjesit, sipas kohës lokale, raporton Reuters.

I njëjti burim tha se rebelët do të shkojnë në pjesën perëndimore të Aleppos, ndërsa nuk ka bërë të ditur se çfarë do të ndodh me fatin e tyre, pasi kjo pjesë e qytetit kontrollohet nga forcat qeveritare.


Kurse, një zyrtar nga grupi rebelëve sirian, tha për Reuters se autobusët e parë do të largohen nga Aleppo sonte ose nesër në mëngjes.

Kryetari i Aleppos lindore, Brita Hagi Hassan ka thënë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë, por është më pak e keqe dhe se aktualisht është e vetja mundësi që duhet të zbatohet.

Hasan gjithashtu tha se i gjithë procesi të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, transmeton KosovaPress.