Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk ka dashur të komentoj rreth dokumentit të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se për këtë temë tashmë kanë reaguar ambasadat dhe nuk kanë çfarë shtojnë më shumë.
“Edhe ambasada gjermane dhe ambasada franceze janë deklaruar për këtë dokument duke e demantuar dhe u distancuar nga ai. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë më shumë deklarimeve të tyre”, ka thënë Kryeziu.
Ndyshe publikimi i dokumentit të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe thuhet se do të ketë njohje të integritetit dhe sovranitetit territorial të të dyja vendeve, ka nxitur reagime.
Në këtë dokument ku thuhej se është nismë gjermano-francez, thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022.
Lidhur me këtë fillimisht reagoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se ky dokument nuk është nismë gjermano-franceze.
“E ashtuquajtura “non paper” gjermano-franceze e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është gjermano-franceze. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, tha ambasadori Rohde.
Edhe ambasada e Francës në Kosovë, reagoi duke thënë se Franca e Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit “non-paper”.
“Franca dhe Gjermania nuk janë burim i të ashquajturit non-paper franko-gjerman, botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështetim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova