Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Davos se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.
Ai për mediat serbe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka thënë se nga bisedimet me liderë të ndryshëm ka kuptuar se e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës, transmeton Telegrafi.
I pari i shtetit serb pohoi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.
“Të shtunën, do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiq, raporton N1.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se “Kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet secesioniste”.
“A e keni parë dokumentin e BE-së. Aty janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë secesionistët. Dhe ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Ata thonë se ne duhet të dënojmë dhe të sanksionojmë ata që inkurajojnë shkëputjen, ndoshta pjesë të Kosovës dhe pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën pjesa për Kosovën është shumë më problematike sesa për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Siç tha ai, ata e përshëndetën kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE, kërkuan intensifikimin e procesit të dialogut të bazuar në njohjen reciproke dhe dënuan lëvizjet përshkallëzuese të Serbisë, si dhe deklaruan se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe u bëjnë thirrje vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë sa më shpejt.
I pyetur për konfirmimin e Fondacionit “Friedrich Ebert” se ka hartuar tekstin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiq pyeti se kush ua ka kërkuar një gjë të tillë dhe se kjo do ta reduktonte atë në një organizatë joqeveritare.
“Çfarë po bënit, kush ju kërkoi ta bëni këtë? A e ka kërkuar dikush këtë nga ‘Friedrich Ebert’? Ata mund të përdorin forcën”, tha Vuçiq.
Ndryshe, në forumin më të madh botëror ekonomik po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri