LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, Gorani: Ishte e pashmangshme, Asociacioni përbën theksin qendror të saj

Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, Gorani: Ishte e pashmangshme, Asociacioni përbën theksin qendror të saj

Pas disa muajsh bisedime, Kosova dhe Serbia arritën darkodim për planin evropian. Këtë e bënë mbrëmjen e 27 shkurtit në Bruksel. Një marrëveshje e tillë sipas analistit Dukagjin Gorani ishte e pashmangshme.

Në një prononcim për Telegrafin, ai tha se implementimi do të dëshmojë se bëhet fjalë për jetësimin e marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015, kjo pasi sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë përbën theksin qendror të saj.

“Po ashtu, përfshirja e statusit të Kishës Ortodokse në këtë marrëveshje dëshmon se hartuesit e saj synuan që t’i përmbledhin të gjitha çështjet kritike që i rëndojnë marrëdhëniet me serbët e Kosovës dhe Serbinë tash e sa vjet”, deklaroi Gorani.


“Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë"- gjithçka nga takimi i “nxehtë” Kurti-Vuçiq në Bruksel ku u diskutua për propozimin e BE-së
Lexo po ashtu “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë"- gjithçka nga takimi i “nxehtë” Kurti-Vuçiq në Bruksel ku u diskutua për propozimin e BE-së

Ai tutje u shpreh se kjo marrëveshje është dashur të mbyllet në vitin 2013 apo 2015, më së largu.

Analisti fajësoi qeveritë e kaluara që për “kalkulime politike” i humbën 10 vjet, ndërsa partinë e cila është në pushtet e që atëkohë ishte në opozitë, për “deformim të komunikimit publik”.

“U humbën kot 10 vjet në kalkulime elektorale nga ana e qeverive të kaluara, si dhe në deformim të komunikimit publik nga ana e opozitës së atëhershme që sot është në pushtet. Ky përkeqësim shkoi aq larg sa që sot, Marrëveshja e 27 shkurtit interpretohet vetëm nga prizmi grupor dhe partiak”, tha Gorani për Telegrafin.

Tani sipas tij, pak kujt i intereson përmbajtja dhe efektet e marrëveshjes; “gati të gjithë janë të fiksuar të dinë se kush do të jetë humbësi dhe fituesi elektoral i saj”.

“Kjo praktikë interpretuese është zbatuar më shumë se një dekadë dhe nuk do të ndryshojë”, përfundoi ai.

Propozimi franko-gjerman i njohur si plani evropian, i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit të 27 shkurtit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq insiston në themelimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori