LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja drejt përfundimit, Barcelona ofron 70 milionë dhe dy futbollistë për Lautaron

Marrëveshja drejt përfundimit, Barcelona ofron 70 milionë dhe dy futbollistë për Lautaron

Lautaro Martinez është dëshira e madhe e Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

E përditshmja spanjolle Marca ka dalë me një shkrim rreth marrëveshjes përfundimtare, që duket afër edhe pse ende nuk është arritur.

“Lautaro është shumë pranë Barcelonës? Absolutisht po. Marrëveshja është arritur? Absolutisht jo”, thuhet në fillim të shkrimit të të përditshmes spanjolle.


Barcelona sipas Marcas është gati të ofrojë 70 milionë euro për yllin argjentinas, por edhe dy futbollistë do t’i përfshijë në marrëveshje.

Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë dhe duket se së shpejti do të ketë një marrëveshje.

Gjithsesi ende nuk është vendosur se cilët lojtarë do t’i bashkohen zikaltërve nga Barcelona, por ata mund të jenë Jean-Clair Todibo dhe Junior Firpo.

Në anën tjetër Lautaro ka një marrëveshje me katalunasit ku do të fitojë pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare mes klubeve, edhe pse një gjë tanimë është e sigurt se Lautaro dëshiron vetëm kalimin te Barcelona.

Nëse nuk realizohet ky transferim këtë verë, argjentinasi nuk do të largohet nga Interi, por do të pres një tjetër afat kalimtar për t’iu bashkuar katalunasve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori