LAJMI I FUNDIT:

Mario Draghi jep dorëheqje pas shpërbërjes së koalicionit italian

Mario Draghi jep dorëheqje pas shpërbërjes së koalicionit italian

Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund një qeverie të unitetit kombëtar që shihej se ka pasur një mundësi të rrallë për të sjellë stabilitet dhe për të zhbllokuar potencialin ekonomik të vendit.

Në një deklaratë, zyra e presidentit Sergio Mattarella tha të enjten se Draghi do të mbetet në krye të qeverisë deri sa të zgjidhet pasuesi i tij. Mattarella tani pritet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, raporton ft.

Koalicioni i unitetit kombëtar i Draghit, i krijuar në fillim të vitit të kaluar në thellësi të krizës COVID-19, u shpërbë të mërkurën pas një debati të egër parlamentar.


Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës përballet me sfida në rritje, duke përfshirë ngadalësimin e rritjes, inflacionin dhe kostot më të larta të huamarrjes.

“Pas debatit të djeshëm kam nxjerrë përfundimet e mia”, tha Draghi gjatë një paraqitje të shkurtër në dhomën e ulët të parlamentit përpara takimit me presidentin.

Partnerët e koalicionit e braktisin Mario Draghin
Lexo po ashtu Partnerët e koalicionit e braktisin Mario Draghin

Në debatin parlamentar të mërkurën, Draghi akuzoi disa anëtarë të koalicionit të tij ndërpartiak se po përpiqeshin të përmbysnin axhendën e reformës dhe kërkoi që ata të riangazhoheshin për të.

Por dy parti të qendrës së djathtë – Liga e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit – së bashku me Lëvizjen populiste Pesë Yjet e udhëhequr nga Giuseppe Conte bojkotuan votimin e besimit të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Si në 'filma horror' - më shumë se 100 gjarpërinj mblidhen në oborrin e një shtëpie në Australi

Si në 'filma horror' - më shumë se 100 gjarpërinj mblidhen në oborrin e një shtëpie në Australi

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Evropa
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Lija e majmunit në Evropë: Në cilat shtete është zbuluar lloji më i rrezikshëm i virusit?

Lija e majmunit në Evropë: Në cilat shtete është zbuluar lloji më i rrezikshëm i virusit?

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori