LAJMI I FUNDIT:

Mario Dedivanoviç në zi, xhaxhai i tij ndahet nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19

Mario Dedivanoviç në zi, xhaxhai i tij ndahet nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19

Grimeri i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanoviç, ditë më parë njoftoi se po dhuronte qindra maska për disa spitale në New York, përfshirë spitalin ku po trajtohej xhaxhai i tij, i cili u infektua me coronavirus.

Të enjten, ai bëri të ditur se xhaxhai i tij ndërroi jetë, si pasojë e komplikimeve nga virusi më i përhapur aktualisht në botë, COVID-19.

Mario publikoi një fotografi të xhaxhait të tij në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj bëri të ditur për betejen e tij të humbur me sëmundjen infektive.


https://www.instagram.com/p/B_nFsZ2FzqN/?utm_source=ig_embed

“Mund të pushosh në paqe Axhi i ëmbël. Unë të dua. Sot vendosëm t’i dedikoheshim xhaxhain tim të dashur që humbi betejën e tij ndaj Covid-19. Do të më mungojë përgjithmonë”, kanë qenë fjalët e Dedivanoviç në Instagram.

Ndjekës të shumtë i kanë shprehur ngushëllime grimerit për humbjen e madhe, ndër ta edhe bashkëpunëtorja e tij më e besuar, super-ylli Kim Kardashian.

Mario Dedivanoviç (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Mario përndryshe rrjedh nga një familje shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, teksa jetojnë prej kur ai ishte i vogël në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori