LAJMI I FUNDIT:

Margaret Qualley pozon e zhveshur e mbuluar vetëm me çanta Chanel

Margaret Qualley pozon e zhveshur e mbuluar vetëm me çanta Chanel

Margaret Qualley po tund ato C-të ikonike të Channel në bregdet.

Ylli i “Maid”, e cila shërben si ambasadore e markës Chanel, pozoi vetëm me çantat e vendosura në mënyrë strategjike nga marka, në një foto buzë detit në Instagram të hënën.

Ajo mbante pesë nga çantat me tegela të firmës së shtëpisë së modës për fotosesionin nudo, madje duke mbajtur një çantë në dhëmbë.


Çantat dukej se përfshinin dy versione të argjendta të çantës klasike të Chanel-it  (8500 dollarë), një çante të vogël rozë (4600 dollarë), një çantë të vogël të kaltër dhe një dizajn metalik me korde.

Ndjekësit e saj të famshëm dhe anëtarët e familjes e mbështetën pozimin e zhveshur në komente. Ndërsa, disa fansa u përqendruan në mijëra dollarët e shpenzuar në çantat me një tallje: “Ajo nuk mund të përballojë rroba sepse i shpenzoi të gjitha paratë e saj në çantat Chanel”. /Telegrafi/