UEFA ka caktuar për të vendosur drejtësi në këtë ndeshje 34-vjeçarin Szymon Marciniak. Edhe ndihmësit e tij do të jenë nga Polonia. Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaw Siejka.

Gjyqtari kryesor i kësaj sfide ka drejtuar pak ndeshje në arenën ndërkombëtare ku veçohet ajo e eliminatoreve të Botërorit 2014 mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në vitin 2015 ishte gjyqtari kryesor i finales së Evropianit U-21 mes Portugalisë dhe Suedisë.


Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan do të flasë përpara mediave në orën 16:30 të ditës së shtunë, ndërsa bëhet me dije se 15 minutat e para të stërvitjes në stadium do të jenë të hapura për mediat e pranishme, transmeton Supersport.

Në programin e zyrtarizuar nga federata armene bëhet me dije se trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi do të flasë për mediat në orën 18:00, ndërsa 30 minuta më pas do të zbresë në fushë me skuadrën kuqezi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.
 

telegrafi sport app