LAJMI I FUNDIT:

Marca: Ibra e la futbollin te Milani, por një Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone

Marca: Ibra e la futbollin te Milani, por një Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone

Ndoshta do të duhen vite dhe dekada që Zlatan të mos jetë gjëja e parë që ju vjen në mendje kur përmendni mbiemrin Ibrahimovic.

Mirëpo, në skenën më të madhe të futbollit ka hyrë së fundmi, Arijon Ibrahimoviç, anësori me origjinë nga Kosova, i cili është vetëm 17 vjeç dhe kërcënon të bëhet një atraksion i vërtetë në futbollin evropian.

Arjoni është ende zyrtarisht lojtar i Bayern Munich, por që nga ky sezon është i huazuar te Frosinone. I riu bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën italiane, e cila luan në Serie A, kundër Romës më 1 tetor, por fillimin e parë e bëri kundër Torinos një muaj më vonë.


Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete
Lexo po ashtu Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete

Në atë ndeshje Frosinone fitoi me rezultat 2-1, kurse Ibrahimovic u dallua me gol në minutën e 5-të.

Në ndeshjen e radhës, Arion e nisi sërish ndeshjen dhe e shpërbleu me një gol spektakolar dhe një asistim për fitoren 2-1 ndaj Empolit.

Ai u shpall lojtari i ndeshjes në paraqitjen e tij të katërt në Serie A.

Frosinone mund ta blejë Ibrahimoviçin për 3.5 milionë verën e ardhshme, dhe Bayern Munich mund ta kthejë atë në vitin 2024 për 11 milionë, ose në 2025 për 15 milionë euro.

Ibrahimovic, ka rrënjë kosovare dhe mund të luajë si sulmues krahu i majtë dhe i djathtë, si dhe në mesin e fushës. Ai kaloi shkollën e futbollit të Bayern Munich dhe më shumë gjasë ai do të pres Gjermaninë për ta përfaqësuar.

Zlatan Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, por tani mund të kemi zëvendësuesin e tij. Koha do të tregojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori