Penalltia e dhënë në minutën e fundit në ndeshjen Real Madrid – Juventus, ka ndarë në dysh shumë legjenda të futbollit.

I fundit që e dha mendimin e tij është legjenda argjentinase Diego Maradona, i cili beson që penallti e dhënë në favor të Lucas Vazquez, nuk ishte.


Mehdi Benatia ndërhyri nga prapa, ndërsa deri më tani janë dhënë disa versione.

GettyImages 944884562 Penalltia e dhënë (Getty)

"Nuk ishte penallti, jo”.

Maradona vazhdoi ta komentojë me reporterët.

"Kur Ronaldo e kishte topin, Lucas e hodhi vetën në tokë pasi ishte afër me Buffonin dhe e kishte Benatia pas”.

GettyImages 944835796 Foto: Getty Images

"Ai e bëri atë që do ta bëjë unë, e kapi rastin dhe hodhi vetën”, ka thënë Maradona.

Ajo penallti e vendosi ndeshjen pasi që rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 deri në ato momente. /Telegrafi/  

telegrafi sport app