Brenda dy viteve Maqedonia e Veriut pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike që do të merret me parandalimin e sulmeve të mundshme kibernetike.
Këtë për televizionin Alsat e konfirmoi numri një i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, i cili theksoi se ekipet pranë ministrisë që drejton ai, aktualisht po punojnë në përgatitjen e projektligjit.
Aliti tha se kjo agjenci do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por do të funksionojë si trup i pavarur i sigurisë.
“Jemi duke punuar në atë drejtim që brenda dy viteve të ardhshme të kemi një Agjenci për siguri kibernetike në nivel të shtetit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por sërish do të jetë trup i pavarur i sigurisë, i cili do ta ketë si për detyrë preventivën ndaj sulmeve të mundshme kibernetike…”, tha Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se siguria kompjuterike nëpër institucionet e shtetit nuk është në nivelin e duhur.
Ata rekomandojnë që të sigurohen më shumë resurse në këtë drejtim dhe kjo të mos shihet si shpenzim por si investim në siguri.
Nënvizojnë se serverët e vjetër të teknologjisë janë cak i sulmeve për shkak se janë më të cenueshme, ndërsa tek ato, lehtësisht mund të ndërhynte edhe një fëmijë.
“Investimi i pamjaftueshëm i institucioneve në pjesën e sigurisë kibernetike dhe aspak në pjesën e IT, investimi I pamjaftueshëm në kompjuterë, modernizim të serverëve dhe përforcim të resurseve, thjesht na bën Akoma më të cenueshëm….Targeti më i madh për sulm kibernetik momentalisht, pasiqë versionet e vjetra të teknologjisë janë më shumë të cenueshme dhe përdoren lehtë, madje edhe nga ana e fëmijëve që mësojnë nga youtube për ndonjë hakim”, tha Filip Simeonov, ekspert i IT.
Se sistemi kompjuterik i institucioneve ekspozohet çdo ditë ndaj rrezikut për ndonjë sulm të ri kibernetik pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve relevante. Nga qendra kombëtare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike, që është në kuadër të Agjencisë për komunikime elektronike vlerësojnë se ka hapësirë për një ligj të veçantë në këtë fushë.
“Sulmet mund të ndodhin në çdo moment dhe ndodhin në vazhdimësi sikurse në të gjitha vendet e tjera në botë. Kjo është një e ashtuquajtur “luftë moderne” ku shteti duhet të ketë qasje serioze dhe veprim për mbrojtje. Vlerësojmë se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim të kornizës ligjore në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe miratimin e një ligji të veçantë në këtë fushë, dhe përcaktimin e kompetencave dhe detyrimeve të organizatave që punojnë në këtë fushë. Siguria kibernetike duhet të jetë prioriteti më i lartë për shtetin”, thonë nga MKD- CIRT / AEK.
Së fundi, sistemi shtetëror i Shqipërisë u bë cak i sulmeve kibernetike nga Irani. Ndërsa javën e kaluar pre e ndërhyrjeve në sistem u bë edhe faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij