Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e presin dy ndeshje vendimtare në kualifikimet për Botërorin “SHBA–Kanada–Meksikë 2026”, njofton Telegrafi.

Fillimisht, kuqeverdhët do të luajnë në udhëtim ndaj Belgjikës në Gent më 10 tetor, ndërsa më 13 tetor në Shkup presin Kazakistanin, në një fazë kyçe të këtij cikli eliminator.


Përzgjedhësi Bllagoja Milevski publikoi listën për këtë grumbullim, ku nuk pati befasi të mëdha. Për shkak dëmtimi mungon Lirim Qamili, ndërsa rikthime në ekip janë David Babunski dhe Stefan Ashkovski.

Ajo që bie në sy është prania e futbollistëve shqiptarë, që janë shtylla kryesore e përfaqësueses. Kapiteni Enis Bardhi (Konyaspor), mbrojtësi i sigurt Visar Musliu (St. Truiden), lojtari i krahut të majtë Ezgjan Alioski (Lugano), si dhe mesfushori i Shkëndijës Reshat Ramadani, janë disa nga emrat shqiptarë më të spikatur. Gjithashtu, pjesë e listës janë edhe Bojan Ilievski (Struga Trim Lum) dhe portieri Igor Aleksovski që aktivizohet në Flamurtarin e Vlorës.

Grumbullimi i kombëtares është paraparë për 6 tetor në Shkup. Aktualisht, Maqedonia e Veriut kryeson grupin me 11 pikë, një më shumë se Belgjika dhe Uellsi, por “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Lista e plotë e Maqedonisë për ndeshjet e tetorit:

Portierë:

  • Stole Dimitrievski – Valencia (Spanjë)
  • Dejan Iliev – UTA Arad (Rumani)
  • Damjan Shishkovski – Borac Banja Luka (BiH)
  • Igor Aleksovski – Flamurtari (Shqipëri)

Mbrojtje:

  • Visar Musliu – St. Truiden (Belgjikë)
  • Nikola Serafimov – Levski Sofja (Bullgari)
  • Ezgjan Alioski – Lugano (Zvicër)
  • Gjoko Zajkov – Ajman (EBA)
  • Andrej Stojçevski – Slovacko (Çeki)
  • Darko Velkovski – Zrinjski (BiH)
  • Stefan Despotovski – OFK Beograd (Serbi)
  • Bojan Ilievski – Struga Trim Lum
  • Stefan Ashkovski – Radnički Niš (Serbi)

Mesfusha:

  • Enis Bardhi – Konyaspor (Turqi)
  • Jani Atanasov – Larisa (Greqi)
  • Elif Elmas – Napoli (Itali)
  • Isnik Alimi – Dalian Yingbo (Kinë)
  • Luka Stankovski – Radnički Kragujevac (Serbi)
  • Tihomir Kostadinov – Sigma Olomouc (Çeki)
  • Reshat Ramadani – Shkëndija

Sulmi:

  • Bojan Miovski – Glasgow Rangers (Skoci)
  • Milan Ristovski – Bohemians 1905 (Çeki)
  • Darko Çurlinov – Kocaelispor (Turqi)
  • Aleksandar Trajkovski
  • David Babunski – Vardar
  • Elmin Rastoder – Thun (Zvicër)
telegrafi sport app