LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe të sponsorizuar nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, duke dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër vendit fqinj të saj, duke shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse.

Rezoluta mori 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 kundër. Për rezolutën votuan të gjitha vendet evropiane, madje edhe Serbia, me përjashtim të Maqedonisë, e cila “abstenoi” dhe Bjellorusisë, e cila votoi kundër.

Përveç SHBA-së, kundër kësaj rezolute ishin edhe vende si Burkina Faso, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Nigeri, Mali…


Maqedonia e Veriut ishte bashkësponsore e një rezolute tjetër rivale të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk mori mbështetje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në formën e saj origjinale.

Në versionin origjinal, rezoluta nuk e përcaktoi Rusinë si agresore apo burim të konfliktit. Pasi u shtua teksti ku thuhej pa mëdyshje se Rusia kishte kryer agresion ushtarak në kundërshtim me Kartën e OKB-së, rezoluta u votua kundër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori