Maqedonia dhe Serbia kërcënohen me kthimin e vizave

Ashpërsimi dhe aplikimi i mekanizmave të tilla vjen nga Belgjika dhe Suedia, për shkak të valës së vazhdueshme të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia.
“Po bëhet më shumë e qartë se Maqedonia dhe Serbia patjetër duhet të përballen me masa të caktuara. Nuk përjashtohen mundësia për rikthimin e regjimit të vizave. Disa vende anëtare kanë propozuar aplikimin e disa mekanizmave me të cilat do të mundësohej suspendimi i shpejt i mekanizmave të regjimit të vizave. Situata është shumë serioze dhe politikanët e përgjegjshëm duhet menjëherë të veprojnë”, paralajmëroi Fajon, ndërsa transmeton agjencia e lajmeve INA.
Komisioni Evropian gjatë muajit qershor do të vendosë mbi ndërmarrjen e kontrolleve të brendshme apo heqjen e përkohshme të liberalizimit të vizave.
Zëvendëskryeministri për çështje eurointegruese i Maqedonisë, Vasko Naumovski, të shtunën se vendi po ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e keqpërdorimeve dhe nuk do të lejojë që qytetarët të jenë të privuar nga ky përfitim.
Shqetësimet pranë vendeve anëtare të BE-së janë rritur për shkak të fluksit të madh të emigrantëve të huaj nga Tunizia, Egjipti dhe Libia. /Telegrafi/





















































