LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ZZHTI shpall thirrje të hapur për investime në termocentrale diellore

Maqedoni, ZZHTI shpall thirrje të hapur për investime në termocentrale diellore
Foto: Ilustrim

Drejtoria e Zonës për Zhvillim Teknologjik dhe Industrial (ZZHTI) publikoi procedurë të hapur për ndarjen e lokacioneve në pesë zona të ndryshme zhvillimore teknologjiko-industriale për ndërtimin dhe vendosjen e centraleve diellore. Lidhja e partneritetit publiko-privat për projektimin, ndërtimin, ekonomizimin dhe financimin e këtyre centraleve është paraparë në ZZHTI Shkup 1 dhe Shkup 2, ZZHTI Shtip, ZZHTI Strumicë, ZZHTI Prilep dhe ZZHTI Strugë.

“Me këtë, qëllimi është të shfrytëzohet një pjesë e tokës në kuadër të zonave, të cilat gjatë viteve të kaluara, e në disa raste më shumë se 15 vjet, është e pashfrytëzuar. Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për parcela të cilat nuk janë të volitshme për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese. Me këtë ZZHTI dëshiron të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve energjetike të shtetit, si dhe përshpejtimin e tranzicionit ndaj ekonomisë së bazuar në energji të gjelbër, gjë që është trend global”, thuhet në kumtesën e sotme të ZZHTI-së.

Në pajtim me studimin e përpunuar për realizim, siç thuhet në kumtesë, priten investime prej 40 milionë euro dhe kapacitet të instaluar maksimal prej 50 megavatëve. Procedura është e ndarë, që hapë mundësi të investojnë më shumë kompani. Në thirrjen vlejnë kushtet e njëjta për investim edhe për kompani nga vendi, edhe për ato të huaja.


“Shteti do të fitojë një përqindje nga të ardhurat e çdo kompanie që do të investojë, ndërsa është paraparë edhe kompensim shtesë fiks për tokën. Marrëveshjet do të lidhen në 25 vite, ndërsa sipas vlerësimeve të Studimit, të cilin e ka pëpunuar shtëpia e renomuar ndërkombëtare revizore Grant Tornton, vetëm kompensimi fiks për këtë periudhë është projektuar në 14 milionë euro. Këto mjete do të dedikohen për mbulimin e harxhimeve për përgatitje të vet tokës në Zonat, si dhe intervenime tjera infrastrukturore, me qëllim të realizimit më të shpejtë dhe më të suksesshëm të këtyre projekteve investuese. Një pjesë e të ardhurave do të shfrytëzohen edhe për financimin e iniciativave tjera vijuese në ZZHTI për përkrahje të të rinjve”, informojnë nga ZZHTI.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori