LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vozitja e shpejtë është arsyeja kryesore e aksidenteve me pasoja fatale

Maqedoni, vozitja e shpejtë është arsyeja kryesore e aksidenteve me pasoja fatale
Foto: Ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor njofton se sipas të dhënave statistikore, vozitja e shpejtë mbetet arsyeja dominante për aksidentet me pasoja fatale.

“Kur bëhet fjalë për vozitjen e shpejtë, kryesisht ekzistojnë tre grupe të shoferëve edhe atë: shoferë të cilët në mënyrë të plotë i respektojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë, shoferë që disa herë tejkalojnë shpejtësinë në raste kur sipas mendimit të tyre mund të rritet shpejtësia si dhe me shoferë që shkelin rregullat e kufizimit të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e KRSKRR.

Sipas tyre, është e rëndësishme të ulet shpejtësia minimale në vendbanime dhe në rrugë rajonale me qëllim që të ketë përmirësime në sigurinë në komunikacion.


“Rezultatet tregojnë se me uljen e shpejtësisë mesatare për vetëm 1 kilometër në orë, numri i aksidenteve do të zvogëlohej për 4 për qind në vendbanim dhe 2% jashtë vendbanimeve”, thonë nga KRSKRR.

“Shpejtësia është faktor kyç i rrezikut për grupet më të rrezikuara në komunikacion si këmbësorët, çiklistët, personat e moshuar dhe fëmijët”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori