LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdojnë parregullsitë në testimin ekstern! (Video)

Maqedoni, vazhdojnë parregullsitë në testimin ekstern! (Video)

Për maturantët e shkollave të mesme sot ka filluar testimi ekstern por sipas nxënësve kishte disa parregullsi.

Disa nga maturantët për TV21 thanë se vëzhguesit të cilët në të njëjtën kohë janë edhe profesorët e tyre, nxënësve që kanë nota të larta ua kanë plotësuar testin, me qëllim të tregojnë rezultatet e njëjta apo të ngjashme edhe në testet eksterne.


Gazetari: A vërejte gabime gjatë testimit ekstern ?
Nxënësi: Vërejta disa gabime, por mua profesori ma plotësoi testin.

Edhe këtë vit kishte pyetje të pakuptimta dhe përkthim joadekuat dhe në disa raste edhe pyetje dy gjuhësore, për të cilat ankoheshin nxënësit dhe profesorët. TV21 nga maturantët siguroi edhe fotografi nga testimi ekstern ku mund të shihen këto lëshime.

“Po ka pasur ata që kanë qenë gjuhë shqipe kanë pasur përgjigje në gjuhë maqedonase, por unë testin e kisha në gjuhë madedone dhe nuk kishte asnjë parregullsi”, tha nxënesja.

“Ka ankesa te pyetjet e testit ekstern, tash sa janë adekuate sipas lëndës ose për shembull te përkthimi që vërtetë është pak problematik”, u shpreh profesori Burim Aliu.

Ndërkaq Safet Neziri thotë se të gjitha përgatitjet kanë qenë të kryera me kohë dhe të gjitha pyetjet kanë qenë më kohë të shpërndara në të gjitha shkollat e mesme, dhe për shkak të numrit të madh të pyetjeve mund të ndodhë që gjatë përgatitjes të ketë ndonjë gabim teknik. Sipas tij ky test ekstern është për nxënësit e jo për mësimdhënësit, ndërsa sa i përket sanksionimeve për mësimdhënësit ai thotë se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë as këtë vit.

“Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të arsimtarëve dhe gjithnjë mund të gjendet dikush i cili nuk e respekton vendin e tij të punës dhe ndoshta edhe e keqpërdor vendin e punës që është jashtë normave ligjore dhe jashtë normave të etikës së një mësimdhënësi i cili e udhëzon dhe e rekomandon nxënësin në rrugë të gabuar”, tha Safet Neziri.

Mbi 18 mijë maturantë në 106 shkolla të mesme iu nënshtruan testimit ekstern, në përjashtim të shkollës së mesme të Sarajit dhe te Shuto Orizares të cilat shkolla ende nuk kanë arritur në vitet përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori