LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të përmirësohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve

Maqedoni, do të përmirësohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë dje ka rishikuar dhe vërtetuar tekstin e ri të propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, me vendim që ta dorëzojë në Kuvendin e Maqedonisë.

Me vendimin e propozuar tregtarët detyrohen të sigurojnë dokumentacione më të gjëra në lidhje me cilësinë e ilaçeve, të cilat janë lëndë e importit paralel, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shtesë në këtë propozim-ligj precizohet mënyra e dhënies së miratimeve për import paralel në kuptim të vërtetimit të kritereve dhe sigurimit të certifikatave për cilësinë e ilaçeve./Telegrafi/