LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Shteti do t’i mbulojë kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Maqedoni: Shteti do t’i mbulojë kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Shteti 100 përqind do t’i mbulojë kontributet e pagave të të punësuarve në media dhe shtëpitë mediatike, televizione, radiodifuzerë, mediat e shtypura, si dhe internet portalet elektronike, informoi sot në konferencë për mediat zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i pa dikaster i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Osmani tha se këtë masë, Qeveria e ka miratuar në konsultime me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik me qëllim të mbështetjes të atyre të cilët e zhvillojnë betejën kundër pandemisë.

“Tashmë një kohë të gjatë kam paralajmëruar se jemi të rrezikuar nga lajmet e rreme dhe propaganda e synuar që më fuqishëm e ndjejmë në trajtimin e sfidave të pandemisë Kovid 19. Në luftën kundër lajmeve të rreme, së pari është e nevojshme të mbështesim ata që transmetojnë lajmet e sakta. Pikërisht në këtë drejtim ishte nisma të sigurojmë mbështetje mediatike për gazetarët dhe punonjësit mediatik, të cilët krah për krah së bashku me punonjësit shëndetësorë dhe pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë, ishin dhe ende janë në linjën e parë të mbrojtjes kundër pandemisë”, tha Osmani.


Ai sqaroi se kohëzgjatja sa do të vlejë ky vendim është e barabartë me kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe fillon menjëherë pas pezullimit të saj, kurse për zbatimin e masës, me sugjerimin e SPGM, përcaktoi edhe disa kushte me të cilat mbrohen pikërisht punëtorët.

Osmani tha se këtë masë mund ta shfrytëzojnë pikërisht ato mediume të cilat gjatë krizës nuk kanë larguar nga puna asnjë të punësuar për shkak krizës, ndërsa këtë të drejtë nuk do ta kenë edhe për kohëzgjatjen e subvencionit.

“Ato media që për shkak të krizës i kanë ulur pagat e disa të punësuarve apo të gjithëve, që të mund ta shfrytëzojnë subvencionin do të duhet t’i kthejnë pagat në nivelin para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, theksoi Osmani.

Dhe si e treta, shtoi Osmani, pasi i interesi i Sindikatës janë vetë të punësuarit gazetarët dhe punonjësit mediatik, të drejtë në këtë masë do të kenë mediat që kanë të paktën tre punonjës të punësuar.

Potencoi se këto tre kushte ishin kërkesat kyçe të Sindikatës që Qeveria i pranoi, ndërsa për të cilat vlerëson do të sigurojnë kushte të mjaftueshme me të cilët mbështetja do të arrijë pikërisht deri te ata për të cilët është dedikuar, ato janë gazetarët dhe punonjësit mediatik.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori