LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rreth 250 fëmijë jetojnë pa familje

Maqedoni, rreth 250 fëmijë jetojnë pa familje

Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë të moshës nën tre vjeç, nuk e kanë të drejtën të jetojnë në mjedis familjar, tregojnë të dhënat e UNICEF-it.

Me qëllim që të gjenden mënyra për sigurim të kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm familjar sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Për çdo fëmijë, familje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në konferencë do të flitet për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike dhe zhvillimin e formave të reja të kujdesit dhe angazhimin e qeverisë që deri në vitin 2020 t’i vihet fund akomodimit të fëmijëve pa prindër nën moshën tre vjeç në institucione të mëdha.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për zhvillimin e sistemit të familjeve përkujdesëse, për investime në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve alternative për kujdes përmes standardizimit të tyre, investimit në detektimin e hershëm dhe intervenimin e hershëm, dhe investimin tek vetë fëmijët përmes rritjes së investimeve në arsimin parashkollor dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Në konferencë do të kenë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori