Sipas raporteve të policisë, për tre muaj (nga muaji janar deri në mars), në Maqedoninë e Veriut janë kryer 29 vetëvrasje, ku 12 prej tyre kanë qenë në Shkup, gjashtë në Strumicë, katër në Manastir, nga dy në Tetovë, Kumanovë dhe Veles, si dhe një në Shtip. Numri arrin në 31 me dy vetëvrasjet e javës së kaluar, kur një 25-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçe i dhanë fund jetës pas një depresioni të thellë.
Është vështirë të kuptojmë se në çfarë shkalle mund të jetë shqetësimi dhe brenga e një personi i cili vendos t’ja marr jetën vetës. Ditëve të sotme fenomeni i vetëvrasjeve është rritur gjithandej. Vetëvrasja që shkaktoi tronditje në vendin tonë, ishte vetëvrasja e dyfishtë në Shtip. Së pari u vetëvra një 25-vjeçar dhe më pastaj, edhe një vajzë 22-vjeçare. Mediat jozyrtarisht raportuan se bëhet fjalë për një dashuri të ndaluar nga familjarët. Ndërkohë, dy vetëvrasjet e javës së kaluar fatkeqësisht nuk janë të vetmet në vendin tonë. Sipas raporteve të policisë, për tre muaj (nga muaji janar deri në mars), në Maqedoninë e Veriut janë kryer 29 vetëvrasje, ku 12 prej tyre kanë qenë në Shkup, gjashtë në Strumicë, katër në Manastir, nga dy në Tetovë, Kumanovë dhe Veles, si dhe një në Shtip. Numri arrin në 31 me dy vetëvrasjet e fundit.
Psikologët këshillojnë që të rinjtë që ndjehen të shqetësuar dhe kanë nivel të depresionit, të merren me aktivitete që përmirësojnë gjendjen e tyre emocionale, si duke dëgjuar muzikë, vizatuar, shikuar film, apo edhe marrja me ndonjë aktivitet fizik. Sipas tyre, e rëndësishme është edhe nëse krijojnë një rutinë dhe disa rregulla ditore. Gjithashtu, psikologët këshillojnë që prindërit të bisedojnë hapur me fëmijët për problemet e tyre dhe t’ju japin mbështetje emocionale që sa më lehtë ta kalojnë periudhën e vështir nëse vetëm ata gjenden. Arta Qoku, psikologe, për gazetën KOHA thotë se vetëvrasja është pika e fundit pas një kohe të gjatë të kaluar në depresion dhe ankth. “Janë dy pika kryesore se përse kemi rritje të numrit të vetëvrasjeve. E para është prishja e stabilitetit mendor. Pra si qenie njerëzore ne projektojmë të ardhmen, por pandemia me virusin korona e prishi këtë stabilitet duke e ndërruar rutinën ditore dhe me humbjen e personave më të dashur brenda një kohe të afërt. Këto dy faktorë, kanë ndikuar që jeta të dalë nga binarët dhe të vendosë një pikëpyetje për të nesërmen dhe i vendosi të rinjtë në udhëkryq dhe kjo ndikoi jashtë zakonisht që të humbet balanci i jetës”, thotë Qoku. Ajo tha se pika e dytë është neglizhenca e autoriteteve shtetërore që ju bëhet të rinjve. Sipas saj, edhe pse depresioni është tepër i pranishëm te të rinjtë, nuk janë marrë masa që kjo të reduktohet. “Qeveria ka menduar për masa ekonomike, lejimin e dasmave, hapjen e gastronomisë, por në asnjë moment nuk mori masa për daljen në ndihmë të të rinjve, të cilët përballen me depresionin”, nënvizon ajo, ndërsa shton se numri i të rinjve që kanë kërkuar ndihmë dhe tretman te psikologu është rritur.
“Në mënyrë që t’ju ndihmojmë të rinjve që po përballen me depresionin, shoqëria duhet të sensibilizohet dhe ta pranoj se është një gjendje normale dhe mund të dilet nga ajo gjendja dhe se nuk është fundi i jetës tonë, gjithçka ka një zgjidhje. Ndërsa Qeveria, duhet të mendoj t’i mbështes disa nisma për ndihmë psikologjike ndaj të rinjve”, përfundoi ajo.
Nga ana tjetër, sociologu Ali Pajaziti, shprehet se ky fenomen është rrjedhim i dinamizmit të skajshëm të jetës, i ndryshimit të raporteve familjare dhe i humbjes së peshës së institucioneve tradicionale. “Mjetet e komunikimit masiv dhe rrjetet sociale sjellin edhe risi të tipit akteve suicidale që herë-herë ‘reklamohen’ edhe pa dashje. Duhet që personave që janë në krizë, t’iu zgjatet dora nga të afërmit, duhet vrapuar sa s’është vonë me këshilla, shoqërim, biseda, duhet treguar në praktikë se jeta është e bukur edhe kur kemi telashe”, thotë Pajaziti. Ndryshe, vlen të theksohet se Kryqi i Kuq në vendin tonë në fillim të korrikut ka hapur Qendër për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale. Sipas tyre, qëllimi i punës së Qendrës për mbështetje psikosociale të Kryqit të kuq do të zbatohen aktivitete të qëndrueshme për ndërtimin e kapaciteteve qytetare dhe kombëtare për të siguruar ndihmën e parë mbështetje psikologjike dhe psikosociale për grupe të ndryshme të synuara. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës