Maqedoni, kooperativat bujqësore do të marrin marrëveshjet për grante nga BE-ja

Nëntë kooperativa bujqësore tashmë ekzistuese dhe tetë të sapoformuara prej rajoneve të ndryshme të vendit sot do të marrin marrëveshjet për mbështetje financiare nga BE-ja.
Bëhet fjalë për grante të BE-së të cilat janë pjesë e projektit “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”, financuar nga BE-ja, ndërsa zbatohet nga CARE Gjermani dhe Fondacioni për Zhvillim të Ndërmarrjeve të Maqedonisë. (FZHNM).
Në këtë ngjarje është paraparë fjalim i ministrit të Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe udhëheqësit me sektorin për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































