LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kompanitë vendore larg investitorëve të huaj

Maqedoni, kompanitë vendore larg investitorëve të huaj

Për nivelin e ulët të këtij bashkëpunimi flet fakti se vetëm në vitin 2015, ai ka qenë i vlefshëm 46 milionë dollarë në raport me eksportin prej 2 miliardë dollarë që e kanë realizuar kompanitë që punojnë në zonat e lira.

Investitorët e huaj, krahas hapjes së vendeve të reja të punës, apo rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, supozohet të sjellin përfitime edhe përmes bashkëpunimit të tyre me kompanitë vendore të vogla dhe të mesme. Mirëpo, ndërlidhja e tyre në Maqedoni mbetet një çështje që lë për të dëshiruar. Për nivelin e ulët të këtij bashkëpunimi flet edhe fakti se vetëm në vitin 2015, ai ka qenë i vlefshëm 46 milionë dollarë në raport me eksportin prej 2 miliardë dollarë që e kanë realizuar kompanitë që punojnë në zonat e lira. Thënë ndryshe, analizat tregojnë se përveç asaj se nuk ka përparim lidhur me investimet direkte të huaja dhe transferit të teknologjisë në periudhën 2011-2017, edhe kompanitë ndërkombëtare multinacionale dobët furnizohen nga ekonomia vendore.

Edhe analizat për vitin 2018 tregojnë nivelin e ulët të këtij bashkëpunimi, ku vetëm 4 për qind e bizneseve lokale bashkëpunojnë me kompanitë e huaja. Zhvillimi teknologjik, standardizimi dhe certifikimi, hendeqet midis çmimit dhe prodhimtarisë, shkathtësitë e buta si shkathtësitë e komunikimit apo produktiviteti personal, si dhe kapitali njerëzor, vlerësohen të jenë pengesat kryesore pse kompanitë vendore nuk bashkëpunojnë më shumë me investitorët e huaj në vend.


Me fjalë të tjera, kompanitë multinacionale që punojnë në vend, kryesisht bashkëpunojnë me kompanitë vendore në pjesën e shërbimeve siç është – për shembull, rryma, uji, gazi apo ushqimet, ndërsa shumë pak bashkëpunojnë në furnizimin me lëndët e para dhe makineritë për shkak se shumë vështirë vijnë tek to. Këtë e tregon analiza e institutit “Fajnens Think” me titull “A bashkëpunojnë kompanitë vendore dhe të huaja në vend dhe si të tejkalohet ky hendek”. Sipas analizës, kompanitë vendore të vogla dhe të mesme ballafaqohen edhe me investime të ulëta në inovacione dhe hulumtime, ndërsa janë minimale apo shumë të vogla edhe investimet e tyre në teknologji të reja dhe kapitalin e diturisë.

Të dyja palët ofrojnë edhe shpjegimet e tyre lidhur me këtë lloj bashkëpunimi. Për kompanitë multinacionale, pengesë për bashkëpunimin me ato vendore qëndron tek zhvillimi dhe përgatitja e pamjaftueshme teknologjike, ndërsa sipas biznesit vendor, ato nuk janë të përgatitur të investojnë në teknologji të reja, për shkak se ballafaqohen me rreziqe të larta financiare lidhur me disponimin me para të gatshme, ndërsa ankohen se nuk mund të arrijnë as qëndrueshmëri në shitje, raporton KOHA.

Në ndërkohë, biznesi vendor kërkon edhe vendosjen e bashkëpunimit të obligueshëm të investitorëve të huaj me kompanitë në vend. Sipas tyre, nevojitet të ndiqet praktika e shteteve sipas së cilave, në nivelin e subvencioneve që i fitojnë kompanitë e huaja do të përcaktohet një përqindje e caktuar e repromaterialeve lokale për prodhimin tyre final.

“Nëse ato pranojnë nga ne të holla si obligues tatimor, atëherë edhe duhet të ketë një lloj obligimi që të kthehet diçka prapa, ku për shembull një prodhim që prodhohet nga ana e investitorëve të huaj do të përmbajë 3, 5 apo 7 apo 10 për qind të repromaterialeve lokale”, thotë Trajan Angellkovski nga Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë.

Analiza e Fajnens Think ofron edhe rekomandime për rritjen e këtij bashkëpunimi ku propozohet që shteti të sigurojë subvencione për përmirësimin e standardizimit dhe certifikimit të kompanive vendore si ofruese të shërbimeve specifike që i kërkojnë investitorët e huaj, apo propozohet që qeveria të mbulojë 50 për qind të harxhimeve për vendosjen e standardeve dhe certifikatave ,si dhe grante për kompanitë që me standardet e vendosura do të rrisin bashkëpunimin me kompanitë e huaja. Propozohen edhe masa për stimulimin e prodhimit të lëndëve të para si lehtësime fiskle, dhënia e tokës shtetërore dhe granteve pa kamata për investime të reja.

“Strategjia për tërheqjen e investimeve të huaja duhet të targetojë kompani me prodhime dhe shërbime me vlerë më të lartë të shtuar, për të cilat nevojitet fuqi më e kualifikuar punëtore që do të sjellë edhe vende më të paguara të punës, në vend të targetimit të kompanive të mëdha që kanë nevojë për vende dobët të paguara pune si rrjedhojë e mungesës së fuqisë adekuate të punës”, thekson më tej analiza. Sugjerohet edhe lehtësimi i vendosjes së bashkëpunimit të ndërsjellë ,duke krijuar një qasje të lehtë,të shpejtë dhe cilësore deri tek informacionet për investitorët e huaj, lidhur me furnizuesit lokal.

Një ndihmesë e madhe në të këtë drejtim do të ishte edhe krijimi i bazë unike të të dhënave për furnizuesit potencial vendor të klasifikuar sipas sektorit , llojit të prodhimit, potencialit prodhues etj Kërkohet edhe ulja e mëtejshme e kompensimeve doganore dhe thjeshtësimi i proceduarave doganore për import të lëndëve të para.

Nga ekzekutivi thonë se rekomandimet do të shqyrtohen me qëllim që kompanitë të fitojnë ndihmë më të madhe për të rritur konkurrencën e tyre. Në këtë drejtim, në vitin 2018, masat nga Plani qeveritar për rritje ekonomike dhe Ligjin për përkrahje financiare i kanë shfrytëzuar 250 kompani, ndërsa sivjet për këtë qëllim janë ndarë 4.1 miliardë denarë apo 37 për qind më shumë mjete. Me fjalë të tjera deri tek Fondi për Inovacione në vitin e kaluar kanë aplikuar 450 biznese, prej të cilave 200 edhe kanë fituar përkrahje financiare. Në vitin 2018, janë nënshkruar marrëveshje të vlefshme 16 milionë euro me kompanitë që në total kanë pasur investime prej 30 milionë euro.

Anketa e fundit e Institutit Fajnens Think sërish ka konfirmuar se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore paraqet problemin më të madh të bizneseve në shtet. Problemet e tjera për të cilat ankohen bizneset janë pajisjet apo makineritë e reja, tregjet e reja dhe rritja e shitjes, si dhe reklama dhe marketingu.

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, publikoi të dhëna nga raporti i Organizatës Botërore Tregtare, sipas të cilave, pjesëmarrja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në BPV në vitin 2012 ka qenë 1,5 për qind, ndërsa në vitin 2018 5,6 për qind. “Investimet e huaja të drejtpërdrejta në bruto prodhimin vendor në Maqedoninë e Veriut në vitin 2012 kanë marrë pjesë me 1,5 për qind, ndërsa në vitin 2018 me 5,8 për qind, sipas raportit të Organizatës Botërore Tregtare – World Trade Organization – WTO. Vendi ynë është në rrugë të mirë!”, shkroi kryeministri në Fejsbuk. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori