LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 160 qytetarë të bllokuar në Belgjikë dhe Francë kthehen në vend

Maqedoni: 160 qytetarë të bllokuar në Belgjikë dhe Francë kthehen në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se sot me fluturim të organizuar nga shteti, janë kthyer 160 qytetarë të bllokuar në Bruksel dhe Paris.

Nga MPJ informojnë se ky ishte fluturimi i 11-të special për kthimin e qytetarëve në vend, të cilët pas përhapjes së coronavirusit kishin mbetur në vendet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deri tani numri i qytetarëve që janë kthyer me organizim të MPJ-së është 2704.

Prej tyre 1745 janë kthyer me fluturime speciale çarter, 214 me konvoje humanitarë, ndërsa 526 që kanë qenë në kontinente tjera, fillimisht kanë udhëtuar në shtetet e afërta dhe më pas janë kthyer në vend./Telegrafi/