Maqedoni, 13 përqind e qytetarëve pushimet i kanë rezervuar nëpërmes internetit
Gjysma e përdoruesve të Internetit në Bashkimin Evropian kanë rezervuar pushimet ose udhëtimet e tyre nëpërmes internetit. Shumica këtë e kanë bërë qytetarët e Luksemburgut - 73 përqind, ndërsa më pak në bullgarët - 17 përqind dhe rumunët 18 përqind. Në vendin tonë pushimet e rezervuara nëpërmes internetit e kanë 13 përqind e qytetarëve, tregojnë të dhënat e Eurostat.
Në vendin tonë 13 përqind e shfrytëzuesve të internetit janë përgjigjur se pushimet ose udhëtimet e tyre i kanë rezervuar online nëpërmes internetit. Mosha më e madhe prej atyre që kanë rezervuar në internet janë në mes 25 dhe 34 vjeç me (16%), të moshës 16-23 me (12%), ndërsa më pak të moshës në mes 65-74 vjet (6%).
Pas Maqedonisë së Veriut, pasojnë shfrytëzuesit e internetit nga Turqia - 15%, Bullgaria - 17% dhe Rumania - 18%./Telegrafi/






























