Vetëm në vitin 2018, 1.000 viktima të dhunës në familje kanë kërkuar ndihmë në Qendrat për punë sociale në Maqedoni. Në katër strehimoret e vendit janë përkujdesur 30 persona. Ndërsa, deri te gjykata, vetëm këtë vit janë dorëzuar 581 propozime për shqiptimin e masës mbrojtje nga dhuna familjare, tregojnë të dhënat nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Edhe pse sa më shumë gra inkurajohen në paraqitjen e dhunës, megjithatë pjesa më e madhe e tyre ende heshtin, shpesh herë për shkak të frikës se do të gjykohen nga shoqëria.
“Njëra nga arsyet se përse gratë nuk tentojnë ta paraqesin dhunën në familje është për shkak se ku do të shkoj pastaj? Shpesh ndodh që të mos jenë financiarisht stabile. Nuk kanë ku të strehohen nëse e braktisin partnerin e tyre, dhe kjo ndikon te gratë të mos paraqesin. Maqedonia në këtë listë është shumë ulët dhe se nuk kemi strehimore ku gratë do të mund të përkujdesen dhe t;u jepet ndihma përkatëse”, tha Marsiha Smailoviq, kryetare e “Legis”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Konventës së Stambollit ku Maqedonia e ratifikoi këtë vit, nëse gruaja është viktimë e dhunës ajo mund të kërkojë azil.
“Konventa e Stambollit e pranon dhunën gjinore dhe lloje tjera të dhunës ndaj gruas si arsye për kërkesë për azil Kështu nëse gruaja është viktimë e dhunës apo dhunës familjare dhe këtë e vërteton para organeve, ka të drejtë të marr azil”, deklaro Smailoviq.
Duke filluar nga dje, 16 ditë do të zgjasë fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Për këtë qëllim Qeveria e Maqedonisë ishte e ngjyrosur me ngjyrë të portokalltë.
Dhuna familjare mund të paraqitet në të gjitha Qendrat për Punë Sociale në territorin e Republikës së Maqedonisë, në linjën falas 070/075/077 141 700. Për territorin e Shkupit, qytetarët mund të paraqiten në numrin 078. 230-943./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi