Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për të vënë në funksion fabrikën e municioneve në Kosovë. Pos prodhimit të dy llojeve të municioneve, në fabrikë do të bëhen edhe dizajne të dronëve luftarakë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se shteti i Kosovës është dakorduar dhe konsultuar vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], ku këta të fundit kanë dhënë “dritën jeshile” për fabrikën e municioneve si ndërmarrje publike e Kosovës.
Maqedonci në “Debat Plus” ka shpalosur detaje nga marrëveshja mes Kosovës e Turqisë, ku ka deklaruar se prodhimi i municioneve do të bëhet brenda disa muajsh por që pozicionin e saktë se ku do të ndërtohet nuk e ka treguar.
“Marrëveshja e arritur sot me kompaninë prodhuese shtetërore turke, prodhuese kryesore e armëve në Turqi, është arritje e jashtëzakonshme, e në veçanti kur kemi parasysh nevojën për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes, si kapacitet tejet i nevojshëm në situatën aktuale globale. Duke pasur parasysh mungesën e municioneve në të gjitha vendet e botës, prodhimi i tyre është arritje e madhe dhe me marrëveshjen e sotme janë hapat e parë për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes. Brenda disa muajve do të mundësohet që kjo fabrikë të fillojë ndërtimin”, tha Maqedonci.
Maqedonci tha se në fabrikën e cila pritet të ndërtohet së shpejti, do të prodhohen municione 5.56 mm dhe 7.62 mm e që i përkasin municioneve të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushtarakëve dhe mitrolozëve.
“Pozicionin [e ndërtimit të fabrikës] nuk mundemi me bë publik. fabrika do prodhojë dy forma të municioneve, pra 5.56mm dhe 7.62mm. Janë municione të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushtarakëve dhe mitralozëve. Janë municione që shpenzohen gjatë ushtrimeve dhe operacioneve ushtarake. Makineritë që montohen në Kosovë, duke përfshirë edhe laboratorët e testimit dhe kalibrimit të qitjeve me municione, do jenë sipas standardeve të NATO-së. Do të plotësojmë nevojat e FSK-së, policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë. Pas do viteve edhe do eksportojmë jashtë vendit”, u shpreh Maqedonci.
Maqedonci tha se marrëveshja është e nënshkruar nën kompetencat shtet-shtet.
“Në vazhdimësi pranojmë kërkesa për investim, jo kërkesa për bashkë investim, dhe kërkesa për rregullimin e dokumentacioneve në MPB-në për lejimin e licencave të prodhimit, asnjë kompani dhe prodhues nuk është i përjashtuar. Por jemi duke folur për kontratë shtet me shtet, ndërmarrje publike që do krijohet për prodhimin e municioneve për FSK dhe institucionet e tjera të sigurisë. Me SHBA-të ne koordinohemi dhe jemi konsultuar vazhdimisht për këtë projekt, kemi pasur dritën e gjelbër”, shtoi Maqedonci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze