LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci në Hungari: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë

Maqedonci në Hungari: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mori pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që po zhvillohet për herë të parë në Budapest.

Gjatë fjalimit në panelin për “Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë”, ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, nuk ka tjetër alternativë.

“Shfrytëzova rastin që të pranishmit t’i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.


Ministri Maqedonci gjatë qëndrimit në Budapest është pritur në takim nga homologu i tij hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori