LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit e diasporës përdhosin flamurin shqiptar

Maqedonasit e diasporës përdhosin flamurin shqiptar

Nga “zemërimi” i maqedonasve të diasporës nuk kanë shpëtuar as fqinjët (Shqipëria dhe Greqia). Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se mbi flamurin kuqezi janë vizatuar organ gjenitalë mashkullorë.

Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë.


Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”

Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit.
Mesa duket konflikti i Ballkanit ka plasur në Australi edhe pse maqedonasit e Diasporës janë mijëra kilometra vendit të tyre të lindjes.

Megjithatë “zemërimi” nuk shpjegohet pasi marrëveshja për emrin u arrit me dakordësi nga palët politike duke shënjuar një akord historik me Greqinë. Një tjetër faktor që ndikoi në stabilizimin e vendit dhe arritjen e marrëveshjes ishte edhe ai shqiptar, gjë që shpjegon “inatin” ndaj flamurit tonë.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin apo edhe një ndjesë për përdhosjen e flamurit kombëtar. /Dosja.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori