LAJMI I FUNDIT:

Mantelet e larme: Kënaqeni veten këtë pranverë

Mantelet e larme: Kënaqeni veten këtë pranverë

Madje edhe pranvera mashtruese, herë-herë me shi dhe herë-herë me temperatura të ndryshueshme, mund të jetë e gëzueshme, nëse veten e kënaqni me mantelin piktoresk

Edhe nëse keni veshur rroba me print në formë të germave, lara diskrete të formave të zhdrejta apo në formë të vijave të ndërprera,  format gjeometrike që ju bëjnë të veçanta janë modeli, shtesat dhe ngjyrat e këtij sezoni, transmeton Telegrafi.

Modelet sillen nga të ato të cilat lidhen në bel, deri te plotësisht të rrafshëta të cilat ngjajnë me ato të gjysmës së shekullit të kaluar, deri te pjesa e shpinës e së cilës është më e gjatë se pjesa e përparme.

Nga shtesat janë jakat e pasura apo tredimensionale apo lule me dimensione të mëdha të cilat janë gjendur në shumë koleksione të disenjatorëve, jo vetëm në mantele, por edhe në pjesët e tjera të veshjeve.

Megjithatë, ajo që më së shumti u jep vulë modeleve të sivjetme është zgjedhja e ngjyrave.

Në shumë modele dominon ngjyra e verdhë ose së paku ka gjurmë të saj. Nuk janë lënë anash as e kuqja e zjarrtë, nuanca e së kaltrës, së gjelbrës, si edhe as ajo rozë e zbehtë.

Mundeni t’i bartni me të gjitha llojet e këpucëve – çizme, sandale, por edhe me atlete. Pra, varësisht nga rasti.

/Telegrafi/