Tri kushtet kryesore për të arritur lumturinë e vërtetë janë: Liria, Pasuria dhe Besimi në Zotin. Për këto tri kushte kryesore për ta arritur lumturinë e vërtetë vlen të flijohemi pa hezitim. Adem Demaçi
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Ajo që kam paraqitur dhe përshkruar, për mua është një pjesë e realitetit tonë të paragjykimeve. Brenda mundësive, jam munduar ta përdor gjuhën e popullit, perceptimet dhe emocionet për të shpjeguar se “sa jemi të paragjykuar”. Manipulimet dhe keqpërdorimet e përditshme që na bëjnë skllevër të realitetit tonë.
Kjo botë është formuar në raport të interesit, çdo gjë që duket, preket, shihet është interes. Po më duket se është duke u praktikuar një hipnozë masive. Na kanë bërë si një vegël, ndërkohë ne jemi gjithçka,gjithmonë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë.
Nga kjo perspektivë, gjithçka është e mundur, kur jemi mes dy gjeneratave, prindërit dhe fëmijëve dhe me një mendje të shëndoshë, edhe kërkimi e vënia në rregull e këtij kaosi, në krijimin e një jete pa brenga, kur ndërgjegjja ime nisi të zgjohej përmes shkollës të jetës, përvojës dhe librave të mi të botuar, jo nga teoria por nga praktika të mbështetura me fakte nga përvoja jetësore.
Politikanët, klerikët fetarë gjithnjë kanë qenë dhe janë bashkë. Ata së bashku bëjnë komplot, ata nuk duan që njerëzit të transformohen, sepse atëherë njerëzit do të pushonin së nënshtruari atyre.
Si rezultat i transformimit, njerëzit bëhen të pavarur, të lirë, ata bëhen aq të vetëdijshëm dhe aq të arsyeshëm, saqë i shohin tejpërtej të gjitha lojërat e tyre. Por politikanët dhe liderët klerikë të interesuar që secili njëri të mbetet i hipnotizuar (dele), vetëm atëherë ata mund të jenë barinj, liderë, të mëdhenj.
Ajo që ka rëndësi është porosia, mesazhi. Shumë prej jush, do t’i shtrojnë vetvetes pyetje se, mundësitë, kushtet nuk premtojnë, kërkesat, nevoja ku dua të arrij, ku dua të shkoj… Kjo shkakton tronditje, disa dorëzohen, disa prej të cilave bien në ankth, të turbullojnë, të ngatërrojnë, ky është qëllimi i mesazhit, t’i tejkalojmë problemet, të ngrihemi në lartësinë e duhur, mos të biem në grackën e së keqes.
Marrëdhënia ime, komunikimi im me vetveten ka filluar vonë, atëherë kur arrita të kërkoj fajtorin e vërtetë, atë moment unë shpëtova. Më duket se pak persona kanë fuqi të përballen me vetveten.
Energjitë përreth nesh duhet t’i aktivizojmë, ta ndezim këtë energji të fshehur, këtë energji të ndrydhur, ta kthejmë ta transformojmë nga energjia pasive në energji aktive (kjo jetë është shumë e mirë për ata që dinë ta shijojnë).
Ky nivel i vetëdijes, ky komunikim me vetveten do të rritet, do të shumëzohet atëherë kur edhe besimi do të vijë në shprehje, atëherë ajo do të prodhojë shëndet, humor, arsyetim, do të jesh në gjendje të jesh rehat dhe i sigurt me vetveten, dhe kështu do t’ju çlirojnë nga ankthet dhe nga brengat.
Ta furnizosh vetveten me më tepër energji të freskët, atëherë ti nuk lejon askush të ta prish jetën, nuk lejon të ta kthej rrugën, të ta kthej drejtimin, shkurtë e shqip ti je i lirë, ti je dikush – je vetvetja.
Sa më parë e pranon këtë realitet si një nevojë për vetveten tënde dhe për familjen tënde, aq më shumë do të jesh në gjendje të rizgjohesh, dhe të prodhosh energji pozitive.
Energjia është vetëdija dhe të njëjtat energji përmbajnë njohuritë që do të fillojnë të shfaqen në vetëdijen tuaj, që do t’ju lejojnë shumë prej jush të kthehen te kujtimet e kohërave të vështira, atë çfarë mendoni, atë çfarë ëndërroni, ajo do të ju shfaqet në vetëdijen tuaj.
E kaluara le të jetë harruar, e ardhmja është abstrakte, ta shfrytëzojmë të tashmen! Ju duhet të ndryshoni, të ndryshoni plotësisht. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të vogla, po ju kërkohet të ndryshoni realisht.
Rreth jush ekziston një sipërfaqe e madhe që ju duhet ta mblidhni nektarin e natyrës që është e pafundme. Kjo varet prej jush, ata që e duan veten do të përballen me këtë sfidë, do të jenë fitimtarë.
E di, keni përpara një punë të madhe, por ju jeni në gjendje që ta çoni deri në fund. Ju keni arritur t’i largoni disa pengesa, disa pengesa nga rruga, duke krijuar pas jush një hapësirë që do t’ua lehtësojë jetën juve, dhe punën e të tjerëve.
Energjia, informatat dhe njohuritë do të vijnë një ditë, një ditë do të kërkonim rizgjidhje nga kjo gjendje e amnezisë kolektive që ia bëjnë njerëzimit për t’i pasur nën kontroll. Me këtë informatë dhe me këtë energji të freskët do të kthehet vetëdija, kujtesa e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në të vërtetë.
Personat nën hije, shërbimet e ndryshme, masoneria me njerëz të rëndësishëm janë të vetëdijshëm për faktin se, për çdo ditë zbulohen, ka informata, ka energji që një ditë do të vijë rizgjimi nga kjo hipnozë, amnezi kolektive që ja ka bërë njerëzimit për ta kontrolluar për interesat e tyre.
Një ditë do të kthjellen njerëzit, do të kthjellet kujtesa e asaj që ka ndodhur në të vërtetë.
Luftërat e imponuara, kontrolli global nëpërmjet bankave, medieve, fushave elektromagnetike, projekteve të ndryshme të mikroçipave, ushqimeve të modifikuara gjenetikisht, sulmeve kimike nëpërmjet vaksinave dhe lëndëve kimike, të gjitha këto janë pjesë e përpjekjeve për ta prishur dhe kontrolluar trupin tonë që ai të mos jetë në gjendje të zgjohet nga hipnoza dhe ta shohë “Realitetin e vërtetë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t’u manipuluar

Pajisjet që nuk duhet t’i lani kurrë me makinën larëse

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtatori dashuri

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës