Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka pranuar se as Jurgen Klopp nuk mendoi se do të ndodh rikthimi i pabesueshëm i klubit për të mundur Barcelonën dhe për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

Reds u përball me një sfidë në dukje të pakapërcyeshme në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi humbën 3-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou.


Shanset e tyre për të arritur në finalen e dytë radhazi u shfaqën jo-ekzistente, por pas një paraqitje të paharrueshme në Anfield, Liverpooli arriti finalen.

Divok Origi, i cili zëvendësoi të lënduarin Mohamed Salah, shënoi dy herë, ndërsa dy gola tjerë u shënuan nga Georgino Wijnaldum në fitoren 4-0 të Reds.

Sulmuesi Mane rrëfen se askush te Liverpooli, as edhe trajneri Klopp nuk besonte në përmbyjsen e rezultatin dhe arritjen në finale.

Klopp Mane Jurgen Klopp dhe Sadio Mane (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Para ndeshjes kundër Barcelonës, kurrë nuk e kisha parë trajnerin të tillë", ka thënë fillimisht Mane për Telefoot .

"Klopp na inkurajoi, por, sinqerisht, as ai nuk besonte".

"Ai është i jashtëzakonshëm, ai ju bën të doni të luftoni për të dhe të jepni gjithçka për të".

"Finalja është një ndeshje e vetme, do të jetë ndryshe nga ato të ligës, nuk mund të fshihesh. Mendoj se jemi favoritë", përfundoi senegalezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app