LAJMI I FUNDIT:

Manchester United kthehet te fitorja dhe merr frymë pak më lirshëm

Manchester United kthehet te fitorja dhe merr frymë pak më lirshëm

Manchester United ka marr fitore të madhe ndaj Ipswich Town me rezultat 3-2 edhe pse ishte me një lojtarë më pak në fushë. 

Ndeshja nis shumë keq për vendasin, ku pas katër minutash pësuan gol. 

Një pasim i gabuar i Patrick Dorgu për portierin Andre Onana, lejoi Jaden Philogene-Bidace që ta çonte topin në portën e zbrazët për 1-0. 


Manchester United barazoi shifrat në minutën e 23-të, kur Samy Morsy shënoi në portën e tij për 1-1. 

Manchester United mori epërsinë në minutën e 26-të me golin e Matthijs de Ligt për 2-1.  

Matthijs de Ligt celebrates his goal v Ipswich.

Gjërat u përkeqësua për Man Utd, kur Dorgu u përjashtua nga fusha pas rishikimit të VAR në fushë për ndërhyrjen ndaj Omari Hutchinson. 

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Jaden Philogene shënoi golin e dytë personal për 2-2. 

Edhe pse në disavantazh me një lojtarë më pak, Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan dhe me të filluar pjesa e dytë morën epërsinë. 

Bruno Fernandes asistoi për Harry Maguire i cili shënoi për 3-2, duke sjell gëzim te tifozët. 

Bruno Fernandes drives forward with the ball.

Të besuarit e Ruben Amorim u koncentruan fortë në mbrojtje dhe nuk lejuan meysafirët të barazonin rezultatin.  

Kjo fitore e dërgon Man Utd në vendin e 14-të me 33 pikë, ndërsa Ipswich ka 17 pikë në vendin e 18-të.  /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore