Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pritet të shpallë vendimin e saj për ankesën e Manchester Cityt kundër ndalimit të tyre dy vjeçar në garat evropian në gjysmën e parë të muajit korrikut.

Juristët që janë të lidhur me rastin ishin në diskutim në një seancë dëgjimore tre-ditore, e cila përfundoi të mërkurën.


Seanca dëgjimore u zhvillua me video-konferencë.

GettyImages 1212401662 Etihad Stadium i Manchester Cityt (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

"Të dy palët shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me zhvillimin e procedurës", ka thënë CAS për media.

Por si erdhi rasti deri këtu.  Më 14 shkurt, Organi i Kontrollit Financiar për Klube në UEFA (CFCB), dënoi Cityn me dy vite mos prezencë në garat evropiane dhe gjobiti klubin me 30 milionë euro pasi u vendos se kishin kryer "shkelje serioze" të rregullave të Fair Play Financiar të Financave (FFP) të UEFA-s mes viteve 2012 -2016.

GettyImages 1176162097 (Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Sipas CFCB, drejtuesit e Manchester Ctyt nuk kishin bashkëpunuar në hetim.

City paraqiti ankesën e tyre më 26 shkurt, me shefin ekzekutiv Ferran Soriano që kishte thënë se është "thjesht jo e vërtetë" që ata kanë shkelur rregullat. /Telegrafi/

telegrafi sport app