Manchester City e ka thelluar betejën e tyre me Ligën Premier pasi ka nisur një sfidë të re ligjore kundër rregullave të sponsorizimit të divizionit, të cilat ata i konsiderojnë si ‘të paligjshme’.
Klubi u mposht në nëntor të vitit të kaluar kur shumica e skuadrave të ligës së lartë votuan në favor të ndryshimeve në rregullat e Transaksionit me Partitë e Associuara (APT) të ligës pas një sfide ligjore nga City verën e kaluar.
City mori vetëm mbështetjen e tri klubeve të tjera të Ligës Premier në votim, por një raport i ri nga The Times thotë se avokatët e klubit tani kanë informuar ligën se ata po kërkojnë një arbitrazh tjetër për këtë çështje.
Rregullat e APT janë në fuqi për të ndaluar klubet të marrin shuma të mëdha parash nga kompanitë që janë të lidhura me to. Gjykata e pavarur e vitit të kaluar zbuloi se rregullat ekzistuese që ishin në fuqi ishin të paligjshme, por City mendoi se liga kishte nxituar ta trajtonte çështjen në mënyrë që të kënaqte disa nga rivalët e tyre.
Kërkesa e Cityt për arbitrazh të ri do të mbikëqyret nga Lord Pannick, i njëjti avokat që po udhëheq mbrojtjen e tyre kundër tyre mbi 115 akuza për shkelje të supozuara të rregullave financiare të Ligës Premier.
The Times ka publikuar një letër të dërguar nga shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters për klubet, ku thuhet: “Më 20 janar 2025, Manchester City FC filloi një arbitrazh të mëtejshëm për të kundërshtuar rregullat e APT. Siç do ta shihni, sfida e re lidhet me ndryshimet në rregullat e APT-së që klubet miratuan në mbledhjen e aksionarëve të 22 nëntorit 2024″.
“Manchester City FC kërkon një deklaratë se ndryshimet e miratuara nga klubet në nëntor (dhe për rrjedhojë rregullat aktuale të APT-së në fuqi) janë të paligjshme dhe të pavlefshme”.
“Liga Premier mbetet fuqimisht e mendimit se ndryshimet e miratuara në nëntor ishin të ligjshme dhe rregullat e APT janë në përputhje me të gjitha kërkesat e ligjit të konkurrencës. Ne konsiderojmë se arbitrazhi i ri duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe, për këtë qëllim, kemi rënë dakord që të caktohet e njëjta gjykatë për të shqyrtuar çështjen e re”.
“Palët aktualisht po korrespondojnë në lidhje me drejtimet e mëtejshme. Rregullat e APT-së mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe klubeve u kërkohet të respektojnë të gjitha aspektet e sistemit”, ka thënë më tej Masters. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pesë gjigantë evropianë vihen pas Ederson – por dy prej tyre duken më këmbëngulës

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

“Kurrë te Juventusi, te Milani mund të rikthehet” – mentori i Allegrit flet për të ardhmen e trajnerit të njohur

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!