Pas një gjysmë sezoni të dëshpëruar dhe thyerjes së rekordeve negative të klubit, Manchester United është i vendosur të forcojë ekipin e tij duke sjellë një përforcim të madh, sulmuesin Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian ka qenë në radarin e Manchester United për vite me radhë, por asgjë nuk është realizuar. Tani pas kërkesës së trajnerit Ruben Amorim, drejtuesit e Man Utd janë më të vendosur se kurrë për transferimin e Osimhen.


Manchester United është në një pozitë katastrofike dhe është vetëm shtatë pikë mbi zonën e rënies. Djajtë e Kuq nuk kanë mundur të mposhtin askënd kohët e fundit, kështu që është e qartë për të gjithë se dikush duhet të shkundë këtë ekip dhe as trajneri i ri Ruben Amorim nuk ia doli ta bëjë këtë.

Zgjidhja për sulmin e Manchester United mund të jetë Victor Osimhen, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme te Galatasaray ku është i huazuar nga Napoli, ku nuk do të ketë të ardhme.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i respektuar anglez Tom McDermott, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit, një grup prej gazetarëve më të respektuar në sportin britanik.

Osimhen 3

McDermott konfirmoi synimet serioze të Manchester United për ta sjellë atë, por gjithashtu theksoi se çelësi i një transferimi të mundshëm qëndron në zgjidhjen e situatës me Marcus Rashford.

Amorim e hoqi dorë nga Rashford dhe klubi kërkon urgjentisht t'i gjejë atij një punësim të ri në mënyrë që të lirojë pagën dhe hapësirën për të sjellë Osimhen.

Informacioni i fundit në lidhje me Rashford është se ai i është ofruar Milanit në formë huazimi. Përfaqësuesit e Milanit dhe Manchester United kanë zhvilluar negociata, por ende nuk dihen detajet e takimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app