LAJMI I FUNDIT:

Man United synon transferimin e lojtarëve me kontrata të skaduara – krijohet lista prej tre emrave

Man United synon transferimin e lojtarëve me kontrata të skaduara – krijohet lista prej tre emrave

Manchester United ka identifikuar lojtarët të cilët u skadon kontrata gjatë verës dhe tani kanë krijuar një listë prej tre emrave, të cilët do të synojnë t’i transferojnë pas ardhjes së pronarit të ri Sir Jim Ratcliffe.

United tani ka më shumë para për të shpenzuar në afatin kalimtar, përkundër shqetësimeve për thyerjen e rregullave financiare të Ligës Premier.

Klubi e ka përmirësuan situatën financiare në janar, duke lejuar një numër lojtarësh si Donny Van De Beek dhe Jadon Sancho të largohen nga “Old Trafford”.


Një pjesë e madhe e lojtarëve të rinj gjithashtu u larguan, duke përfshirë Facundo Pellistri, Hannibal Mejbri dhe Alvaro Fernandez, ndërsa ndërprenë edhe huazimin e Sergio Reguilon.

Ylli i Man United mban bisedime sekrete me gjigantin evropian, afër largimit nga “Old Trafford” pas dy vitesh
Lexo po ashtu Ylli i Man United mban bisedime sekrete me gjigantin evropian, afër largimit nga “Old Trafford” pas dy vitesh

Ani pse bordi i klubit anglez e ka cilësuar si pozitiv afatin kalimtar të janarit, sipas burimeve të ESPN financat e klubit po mbahen ‘për fije të perit’ dhe transferimi i lojtarëve me kontrata të skaduara, po shihet si një mënyrë e mirë për të menaxhuar afatin veror.

Kjo ishte një ndër arsyet pse transferimi i Mason Mount u bë prioritet për Unitedin verën e kaluar, pasi u mësua se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean.

United janë duke eksploruar një numër të marrëveshje të ngjashme para kësaj vere, teksa lojtarët si Joshua Kimmich, Jonathan David dhe Khephren Thuram që të gjithë do të jenë lojtarë të lirë në 2025./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori