LAJMI I FUNDIT:

Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin

Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin
Gianluigi Buffon (Getty Images)

Manchester City është ekipi i fundit që i është shtuar garës për shërbimet e portierit legjendar italiane, Gianluigi Buffon.

Buffon konfirmoi dje (e enjte) largimin nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit, pas plot 17 viteve të kaluara në klubin italian.

Portieri italian njoftoi gjithashtu se ndeshja e të shtunës do të jetë e tija e fundit me fanellën bardhezi dhe me shumë gjasa e fundit në përgjithësi.


Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh
Lexo po ashtu Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh

Megjithatë, në konferencën e tij për shtyp, Buffon la gjithçka të hapur rreth karrierës së lojës, por edhe si drejtues.

Buffon gjatë konferencës së largimit (Foto: Juventus/Twitter)

Kjo pasiguri e pensionimit total nga italiani ka bërë që klubet e mëdha angleze të vihen pas tij, për të tentuar transferimin në Ligën Premier.

Sipas mediumit anglez The Sun, pas Liverpoolit, tani në garë për transferimin e Buffonit është futur edhe Manchester City.

Buffon për të ardhmen: Presidenti më ofroi propozimin më emocionues në karrierë, Juventusi do të jetë prioritet
Lexo po ashtu Buffon për të ardhmen: Presidenti më ofroi propozimin më emocionues në karrierë, Juventusi do të jetë prioritet

40-vjeçari italian konfirmoi se është i hapur ndaj ofertave, por do ta zgjedh vetëm atë e cila e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit.

Dyshja e Ligës Premier shpresojnë të transferojnë në Angli portierin legjendar, por gjithçka mbetet në dorën e Buffonit dhe jo të tyren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori