Manchester City e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Unitedit.

“Qytetarët” ashtu siç pritej, kishin posedimin në periudhën më të madhe të kohës, me rezultatin aktual që është 1:0.


Jeremy Doku ishte fantastik në këtë pjesë, ku fillimisht dhuroi një super pasim te Erling Haaland, i cili dështoi ta finalizonte.

Megjithatë, Doku pastaj asistoi për Phil Foden, i cili shënoi me kokë nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (18’).

Unitedi në këtë pjesë kishte dy tentime përmes Benjamin Seskos, megjithatë “muri” Gianluigi Donnarumma ishte gjithmonë në vendin e duhur.

Mbetet të shihet nëse City mund ta ruajë rezultatin në pjesën e dytë për t’i arkëtuar pikët e plota në “Etihad Stadium”./Telegrafi/

telegrafi sport app