LAJMI I FUNDIT:

Man City kishte frikë nga helmimi masiv në Madrid përpara lojës në Bernabeu, De Bruyne nuk luajti shkaku i të vjellave

Man City kishte frikë nga helmimi masiv në Madrid përpara lojës në Bernabeu, De Bruyne nuk luajti shkaku i të vjellave

Manchester City kishte frikë nga një shpërthim i helmimit nga ushqimi në Madrid përpara se të përballej me Real Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që përfundoi në barazim 3-3.

Kevin De Bruyne, një nga yjet e skuadrës së ‘Qytetarëve’ mungoi në ndeshjen ndaj Los Blancos, pasi në minutat e fundit ka ankuar për probleme me stomakun.

Është vet trajneri Guardiola, i cili tregoi se lojtari nuk ndihej mirë, kishte të vjella dhe kishin frikë se kjo situatë mund ta përfshinte gjithë skuadrën.


Ancelotti planifikon taktikë të ngjashme për ndeshjen kthyese ndaj Man Cityt, por me ndryshime në formacion
Lexo po ashtu Ancelotti planifikon taktikë të ngjashme për ndeshjen kthyese ndaj Man Cityt, por me ndryshime në formacion

“Të vjella. Ai ndihej keq”, ka thënë fillimisht Guardiola për TNT Sports.

“Ne patëm një takim dhe ai ishte gati, por kur mbërritëm në zhveshtore, ai filloi të vjellë. Kishte të vjella, nuk ndihej mirë dhe tha: Nuk jam gati”, përfundoi spanjolli.

Sipas mediumit Daily Star, De Bruyne beson se u helmua nga diçka që hëngri në hotelin e ekipit disa orë para fillimit dhe se City ishte i shqetësuar se ai nuk ishte i vetmi anëtar i ekipit që mund të vuante helmimin nga ushqimi në Madrid.

Për fat të mirë, helmimi i dyshuar i Kevin De Bruyne ishte një rast i izoluar dhe nuk u përhap në mesin e lojtarëve të tjerë të Manchester City.

Ndryshe, City pret Luton Toën në ndeshjen e tyre këtë fundjavë në Ligën Premier para ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Real Madridit në Mançester më 17 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori