LAJMI I FUNDIT:

Maloku i KPK-së: Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve është prishje e sistemit të drejtësisë

Maloku i KPK-së: Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve është prishje e sistemit të drejtësisë

Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve është prishje e sistemit të drejtësisë.

Kështu ka vlerësuar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Këtë vlerësim Maloku e dha një ditë pas publikimit të vlerës së koeficientit të pagave të punonjësve të sektorit publik nga Qeveria e Kosovës.


Me koeficientin e ri punonjësve të sistemit të drejtësisë do t’u ulen pagat.

Kjo çështje ka ngjallur pakënaqësi te zyrtarët e institucioneve të drejtësisë.

“Pakënaqësia është e të gjithëve në sistemin e drejtësisë. Fatkeqësisht ky ligj ka prekur edhe një pjesë të stafit administrativ. Me këtë është hapur edhe një varrë tjetër në sistem. Ne i kemi ofruar prova Avokatit të Popullit që këtë ligj ta dërgojë në Kushtetuese pasi që si i tillë për ne është jokushtetues” – ka thënë Maloku në një intervistë për KALLXO.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kundërshtuar edhe dje koeficientin për paga, të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

“KPK konstaton përfundimisht se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial”- thuhej tutje në reagimin e KPK-së.