Malisheva synon fitore ndaj Ferizaj, formacionet zyrtare
Malisheva dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Elon Berishës vjen nga një fitore e madhe ndaj Prishtinës dhe synon fitoren e radhës për tu ngjitur më lartë në tabelë dhe për të qenë në hap me Dritën e vendit të parë.
Në anën tjetër, ekipi i Nevil Dedes është në një formë të luhatshme, por synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim për të mbajtur gjallë shpresat e shpëtimit nga rënia prej kategorisë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Avdyli; Pira, Opeh, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Ferati, Zogaj; Xhylani, Zeka, Diatta;
Ferizaj: McKenzie-Lyle; Neziri, Ilazi, Sadiku, Avdulli; Sadriu, Fejzaj, Al.Shabani, K.Shabani; Ruben, Ade;
/Telegrafi/





























