LAJMI I FUNDIT:

Malisheva shënon fitore në udhëtim te Trepça ’89

Malisheva shënon fitore në udhëtim te Trepça ’89
Foto: Arkiv

Malisheva ka fituar 3-2 në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së pestë në BKT Superligën e Kosovës.

Malishevasit ishin të parët që kaluan në epërsi, pasi ia dolën të shënonin përmes Medin Bajramit që u asistua prej Yoan Olivier.

Por, derisa po përfundonte pjesa e parë mitrovicasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Christian Mba (42’), me Bleon Sekiraqën që ishte asistuesi.


Në 45 minutat e dytë, Malisheva ishte edhe më e organizuar, duke ia dalë të shënonte dy herë, me vendasit që realizuan vetëm një.

Alush Gavazaj e riktheu epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 56-të, për rezultatin 2-1.

Gavazaj (69’), nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin personal, për rezultatin 3-1.

Por, Trepça ’89 arriti ta mbajë Malishevën deri në fund nën preion, pasi realizoi për 3-2 në minutën e ’89-të me anë të Dushit, mirëpo mysafirët e mbajtën epërsinë, për t’i fituar tre pikë të mëdha.

Pas javës së pestë, Malisheva gjendet në vendin e katërt me gjashtë pikë, ndërsa Trepça ’89 në të parafundit me dy sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori